07 Prill 2020

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për Shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

 

- Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, organizon Tryezën “Fuqizimi i Auditimit të Jashtëm përmes bashkëpunimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit me organizatat e shoqërisë civile”. (Hapësirat e Fakultetit Ekonomik në Prishtinë, ora 10:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tryezën e diskutimit "4 vjet pas Marrëveshjes Kosovë-Serbi-Sa po ndihmon dialogu politik?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “4 vite pas Marrëveshjes së Prillit midis Kosovës dhe Serbisë - Sa po ndihmon dialogu politik?” e cila ka për qëllim të diskutojë arritjet dhe sfidat në dialogun Kosovë-Serbi. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Drejtësisë bën lansimin e Strategjisë Kombëtare të Republikës së Kosovës për mbrojtje nga dhuna në familje, si dhe Planit të Veprimit, 2016 -2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)
 
- Oda Ekonomike e Kosovës e mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës organizon Panairin e 18 të Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘Prishtina 2017’. (Qendra e Panaireve në fshatin Shkabaj, magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, marrin pjesë në hapjen e Panairit të përgjithshëm dhe ndërkombëtar "Prishtina 2017". (Qendra e panaireve, Shkabaj, ora 11:00)

- Organizata Jo-qeveritare Emancipimi Civil Ma Ndryshe organizon konferencë në kuadër të cilës do të publikohet Indeksi i Reformës së Transparencës Komunale. (Restaurant “Marashi”, Lagja Marash në Prizren, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Istogut Haki Rugova dhe stafi komunal do të marrin pjesë në aktivitetin për pastrimin e qytetit. (Tek shtëpia e kulturës në Istog, ora 11:20)

- Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami është i ftuar të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e Auditimit për Raportin Financiar të Fondit të Bashkuar për Sektorin e Arsimit për periudhën Janar-Mars 2016 si dhe raportin e Auditimit, Procesi i Rishikimit të Teksteve Shkollore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim  në të cilën do të behët caktimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për financat e Pushtetit Lokal si dhe shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Ministria e Drejtësisë organizon takimin fillestar për Rishikimin Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në takimin fillestar për Rishikimin Funksional të Sundimit të Ligjit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

Ngjarjet e datës 18 prill 2017

- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, do të nënshkruajnë Kontratën e re Kolektive të arsimit në Kosovë. (Kabineti i Ministrit Bajrami, ora 9:30)

- Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim organizon tryezë diskutimi për “Rekomandimet e Shoqërisë Civile në amandementimin e pakos së ligjeve: Ligji për Trashëgiminë, Ligji për Noterinë dhe Ligji për Procedurën Jokontestimore”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Ministria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me USAID-in organizojnë Forumin e Dytë të Nivelit të Lartë për Energji “Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil për vitin 2016 dhe shqyrtimi i Raportit me amendamente për Projektligjin për Shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Kryetari  i komunës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, dhe drejtorët e drejtorive komunale bejnë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani. (Velani, ora 10:00)

-  Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Forumin e Dytë të Nivelit të Lartë për Energji "Strategjia e Energjisë dhe Liberalizimi i Tregut". (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me Statutet e Universiteteve Publike në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Ambasadori Greg Delawie do ti bashkangjitet Kryeministrit Isa Mustafa dhe Ministrit të Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci për të diskutuar në Forumin e dytë, të nivelit të lartë, pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik. (Hoteli Swiss Diamond, ora 10:00)

- Kryetari  i komunës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, dhe drejtorët e drejtorive komunale bejnë nderime te shtatorja Zahir Pajaziti. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:30)

- Muzeu i Kosoves shënon Ditën Ndërkombëtare për Monumente dhe Lokalitete me temë "Trashëgimia Kulturore dhe Turizmi i qëndrushëm". (Muzeu i Kosovës, ora 10:30)

- Për nder të ditës se dëshmorëve, Komuna e Prishtinës organizon dhurimin e gjakut në Sheshin “Zahir Pajaziti”. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 10:40)

- Kryetari  i komunës, Shpend Ahmeti i shoqëruar nga nënkryetari, dhe drejtorët e drejtorive komunale bejnë nderime te shtatorja “Skënderbeu”. (Sheshi Skenderbeu, ora 10:50)

- Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të tremujorit të parë financiar për vitin 2017 të Radiotelevizionit të Kosovës dhe të Programit të shpenzimeve të RTK-së për periudhën prill-qershor 2017 si dhe shqyrtimi i kërkesës së Qeverisë për konsultim më Komisionin për Buxhet dhe Financa, lidhur me Vendimin e Qeverisë për vendosjen e normës së tatimit të akcizës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu mban konferencë për media kushtuar ecurive aktuale ekonomike në vend. (Objekti i OEK-ut, oa 11:00)

- Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Drejtuesja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli do të mbajnë konferencë për media lidhur me institucionet e arsimit parafillor. (Salla nr 37 e objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim në të cilën do të behët caktimi i grupit punues për monitorimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për financat e Pushtetit Lokal, në bazë të planit të punës së Komisionit për vitin 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Pishtinës bejnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe Martirëve në fshatrat: Makoc, Mramor, Prapashticë, Dabishevc, Canaj, Barilevë, Koliq, Stallovë dhe Rimanishtë, ora 11:30

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku do të inaugurojnë fillimin e punimeve për zgjerimin e rrugës Prishtinë – Veternik. (Afër rrethrrotullimit në fillim të rrugës për Veternik, ora  12:00)

- Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje organizon tryezen me temë “Statistikat zyrtare të Kosovës, ligji dhe agjencia”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 12:00)

- Për nder të ditës se dëshmorëve, Komuna e Prishtinës organizon tubimi qendrorë përkujtimor në fshatin Marec. (Fshati Marec, ora 13:00)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa do të shpalosin detajet dhe  udhëzimet për implementimin e skemës për tetraplegjikë dhe paraplegjikë. (Shoqata “Handikos”, afër Fshatit Ndërkombëtar në Prishtinë, ora 13:00)

- Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë organizojnë tryezën për ri-aktualizimin e platformës elektronike “Njih të Drejtat Tua”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me rastin e Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve do të zhvillojë një defile, me kostume, përgjatë rrugës “Nënë Tereza” nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe anasjelltas. (Sheshi Nënë Tereza, ora 15:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me rastin e Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve do të shfaq një kolazh koreografik. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 15:20)

- Udhëheqës të Komunës së Pishtinës bejnë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe Martirëve në Sharban. (Sharban, ora 15:30)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” organizon hapjen e ekspozitës për Ditën Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve. (Lokalet e Ansamblit “Shota”, ora 16:15) 

- Komuna e Prishtinës organizon akademi përkujtimore për diten e dëshmorëve të Komunës së Prishtinës”, ora 18:00

- Për nder të Ditës Ndërkombëtare për Monumente dhe Lokalitete organizon ceremoninë e rekordit të 10-të Guinness, nga Saimir Strati. (Muzeu i Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 15 prill 2017

- Në shënimin e 18-vjetorit të Epopesë së Zhegocit organizohet dhurim gjaku nga veteranët e UÇK-së dhe qytetarët me moton “Dje gjak për liri, sot gjak për jetë”. (Tek lapidari në Zhegoc, ora 10:30)

- Kryeshefi Ekzekutiv i  PTK-së Agron Mustafa do të mbajë një ligjëratë për studentët e Kolegjit ISPE në të cilën do të diskutohet për të arriturat e PTK-së dhe në veçanti kodin telefonik të Kosovës +383. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 11:00) 

- Në shënimin e 18-vjetorit të Epopesë së Zhegocit behën homazhe te varrezat e dëshmorëve.(Fshati Zhegoc, ora 11:00)

- Shoqata \"Miqtë e Amerikës\" organizon konferencën me gazetarë në të cilën do t’u bëhet ftesë për konkurrim me ESE nxënësve të të gjitha nacionaliteteve të shkollave fillore e të mesme të Kosovës. (Zyret e shoqatës përball Akademisë së Shkencave dhe Arteve mbrapa çebaptoreve “Jeta” dhe “California”, ora 11:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, z. Lutfi Haziri organizohet manifestimi qendror për shënim e 18-vjetorit të Epopesë së Zhegocit. (Fshati Zhegoc, ora 13:00)
 
 

Ngjarjet e datës 14 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - anulohet)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim senatorin amerikan dhe mikun e Kosovës, John McCain. (Kabineti i Presidentit, ora 9:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 10:00)

- Nis punimet konferenca njëditore “Diplomacia e Qyteteve: Qeverisja, zhvillimi lokal dhe marrëdhëniet me jashtë”. (Hotel “Theranda”, në Prizren, ora 10:00)

- Nën patronatin e kryeparlamentarit Kadri Veseli, mbahet tryezë për dividentën demografike të Kosovës, hulumtim i realizuar nga UNICEF-i. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Aktivistë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, protestojnë të bashkuar për të kërkuar që vendimi mbi dënimin që i është shqiptuar vrasësit të viktimës së dhunës në familje, të ndjerës Zejnepe Berisha, të ankimohet nga prokuroria dhe të kërkohet dënim maksimal për kryerjen e veprës penale. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 12:00)

- Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të  merr pjesë në takimin me drejtorë të Institucioneve parashkollore dhe drejtorë të SHFMU të Kosovës. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me qendrën kërkimore për Politikat e Sigurisë dhe Friedrich Ebert Stiftung, organizon tryezën me temë: Çka të bëjë Parlamenti për FSK-në? (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 13:00)

- Bëhet promovimi i librit ''Heshtja që flet'' i poetes Arjana Gucati. (Shtëpia e Kulturës ''Hasan Pishtina'' në Skënderaj, ora 13:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa mban takim me bizneset e regjionit të Prizrenit  (Hotel Theranda në Prizren, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu zhvillojnë një vizitë në Kompaninë “Abi”. (Fabrika Abi, ora 15:00)
 
- Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu zhvillojnë një vizitë në Kompaninë “Hoti”. (Rr. Prizren - Suharekë, kilometri i 3 në dalje të Prizrenit, ora 15:30 )     

Ngjarjet e datës 13 prill 2017

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, do ta mirëpres homologun e tij nga Gjermania, Sigmar Gabriel. (Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ora 8:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri, Isa Mustafa pret Ministrin e Punëve të Jashtme Sigmar Gabriel. (Para objektit të qeverisë, ora 9:00 - mediat me qenë te pranishme ora 8:30 - vetëm pamje - pas takimit mbajn konferencë për media)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj  do ta takojë homologun e tij nga Gjermania, Sigmar Gabriel. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 37, ora 10:15 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi pret në takim Bordin udhëheqës të Odës së Afarizmit të Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hajredin Kuçi mban një ligjëratë me studentët e Kolegji ISPE. (Objekti i Kolegjin ISPE, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të vizitojë Qendrën për trajnimin e mësimdhënësve për zbatimin e Kurrikulës së re në shkollën “Dardania” në Prishtinë. (Objekti i shkollës, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, do të mbajë dëgjim publik lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Trashëgiminë në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506, ora 11:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik, shënon 18 vjetorin e Betejës së Sllatinës, komuna e Kaçanikut. (Te lapidari afër urës së lumit Lepecë në fshatin Doganaj, komuna e  Kaçanikut, ora 11:00)

- Grupet jo formale të cilat përfaqësojnë komunat Prizren, Leposavic, Gjilan dhe Zvecan organizojnë  tryezën “Qasja në dokumente publike”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S 1, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim senatorin amerikan, John McCain. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 13:45)

- Mbahet ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal. (Ndërtesa e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, afër zyrës së Auditorit Gjeneral, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media me ç'rast flet Dardan Molliqaj ku do të paraqitet struktura e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Mbahet seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët sdresimi i Senatorit amerikan, John McCain, deputetëve të Kuvendit. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pret në takim Senatorin Amerikan, John McCain, i cili do të qëndrojë për vizitë në Kosovë. (Qeveria e Kosovës, ora 15:10 - vetëm pamje) 

Ngjarjet e datës 12 prill 2017

- Ministri për Punë të Brendshme, Skender Hyseni raporton para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes)

- Komisioni për Punë të Jashtme takohet me Zahir Tanin, Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00 - mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes)

- Nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe Odës Ekonomike të Kosovës ku më pas kryetari i OEK-së, Safet Gërxhaliu, do ta mbaj edhe një ligjëratë para studentëve. (Rektorati i UMIB-it, ora 11:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me shoqaten e mamive të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Komuna e Istogut për nderë të "Ditës së Deshmorëve" vendos kurora lulësh pranë lapidarit të dëshmorëve në Istog. (Qendra e Istogut, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës ku do te behët shqyrtimi dhe miratimi i raportit për Projektligjin për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit mban Dëgjim publik për Projektligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 11:00)

- Mabhet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilin do të diskutohet shqyrtimi i raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Ipko prezanton rezultatet financiare tregun fiks, mobil, investimet kapitale dhe poziten e saj në treg.  (Hotel Swis Diamant, ora 11:30)

- Hapet ekspozita ‘Zëra të Kosovës në Manchester' e cila dokumenton përjetimet e komunitetit kosovar në rajon që nga 1999 si dhe thekson rrëfime personale perms tregimeve gojore dhe portretizimit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:30)

- Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës  në Ferizaj mban konferencën për medie me temë "Pushteti në ikje me nuk la gjë pa be e pa degradua". (Zyrat e reja të PDK-së dega në Ferizaj, ora 11:30)

- Komuna e Istogut organizon manifestimin qendrore për nderë të "Ditës së Deshmorëve". (Tek xhamia në Studenicë,ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilin do të behet shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, dhe amendamenteve të Komisionit funksional për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, do ta vizitojë Komunën e Mitrovicës, ku  do te takohet me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri me c'rast do të njoftohet nga afër me projektet e rëndësishme të qytetit të cilat janë në përfundim e sipër. (Ndërtesa e Komunës së Mitrovicës, ora 13:00)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Agim Bahtiri mbajn takim me qytetarë te Mitrovicës. (Salla ovale e Qendrës së Kulturës së Mitrovicës, ora 13:30)

 

- Ministria  e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë  dhe SPARK-u do të nënshkruajnë  Marrëveshje Bashkëpunimi me të cilën do të sigurohet qëndrueshmëria financiare për kolegjin “IBCM” në Mitrovicë. (Ambiente të MASHT-it, ora 13:30)
 
- Komisioni për Punë të Jashtme mban takim koordinues me komisionet parlamentare mbi procesin e dialogut Kosovë-Serbi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 14:00)

 

- Mbahet Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Restoran “Miracle”, në Zonën Industriale prapa ETC-së në Prishtinë, ora 16:00)

- Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i shoqëruar nga Kryetari i Komunës Agim Bahtiri mbajn takim me delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Japonisë (Fabrika e kërpudhave "Hirano" në Gushavc, ora 16:00)

- OSBE do të mbajë ligjëratën e parë nga një seri ligjëratash për qeverisjen e mirë dhe qytetarinë aktive. (Kinema ABC, ora 17:30)

Ngjarjet e datës 11 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa, merr pjesë në hapjen e “Javës së Bibliotekës”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

- Seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Federata Sindikale e Post Telekomunikacionit te Kosovës-FSP-PTK organizon konferencën për shtyp lidhur me situaten e krijuar pas vendimit te Gjykatës se Arbitrazhit kundër PTK-se nga ana e Z Mobile. (Objekti Qendror i PTK-se ne Dardani, ora 10:00)

- Ministria e Administratës Publike dhe Agjencia Kundër Korrupsionit, me mbështetje të UNDP-së në Kosovë, organizojnë tryezë të rrumbullakët për Institucionalizimin e Planifikimit të Integritetit në Kosovë. (Ministria e Administratës, salla P015, ora 10:30)

- Pjesetaret e ish-Brigades 138. "Agim Ramadani", me rastin e 18 vjetorit te renies heroike te Agim Ramadanit do te bejne homazhe prane varrit te tij. (Kompleksin Memorial te Betejes se Koshares, ora 11:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Telekomi i Kosovës  do të nënshkruajnë sot një marrëveshje bashkëpunimi për përkrahjen e platformës teknologjike Bujku. (Selia qendrore e Telekomit të Kosovës, ora 14:00)

- Kyle K. Courtney nga Universiteti i Harvardit mbanë ligjeratë mbi temen "Respektimi i të drejtes së autorit në mediat e reja". (Salla e kuqe e Fakulteti Filologjik, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 9 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve të betejës së Koshares.  (Varrezat e dëshmorëve në Koshare, ora 10:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik shënon 18 vjetorin e Betejës në Lagje të Re të Kaçanikut ku kanë rënë 32 qytetarë të Kaçanikut. (Lagje të Re të Kaçanikut, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në tubimin përkujtimor, në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares. (Koshare, ora 12:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik shënon 18 vjetorin e Betejës në Lagjen e Rakocit ku kanë rënë 28 dëshmorë të Brigadës 162 “Agim Bajrami\". (Lagja e Rakocit në Kaçanik, ora 13:00)

- OVL-UÇK dega në Kaçanik ben homazhe në varrezat e dëshmorëve te betejës së Lagjes e Rakocit dhe Lagjes së Re të Kaçanikut. (Varrezat e dëshmorëve në Kaçanik, ora 14:30)

 

 

Ngjarjet e datës 8 prill 2017

- Vazhdon dita e tretë e konferencës ndërkombëtare për Muze dhe. (Ambientet e Muzeut të Kosovës,ora 9:30)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari iKomunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, do të inspektojnë punimet në aslfaltimin e rrugës Gadime e Epërme - Smallushë - Sllovi, projekt ky i financuar nga Ministria e Infrastrukturës në vlerë 439,916.54 euro, me një gjatësi prej 5026 metrash dhe gjerësi prej 5 metrash. (Gadime e Epërme, ora 11:00)

- Në kuadër të AABtalks i ftuar për ligjëratën e radhës është futbollisti  më famë botërore, Lorik Cana. (Teatri “Faruk Begolli në Kolegjin AAB, ora 11:00)

- Ministri Zharku do të përurojë fillimin e punimeve të projektit tjetër për ndërtimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan i cili financohet nga MI në vlerën 242,310.27 euro.  (Rrethrrotullimi te burgu,  ora 12:00) 

- Dega e LDK-së në Malishevë do të shënojë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restorant “Mani” në Malishevë, ora 14:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media me ç'rast do të flasë deputeti Rexhep Selimi. (Selia e Vetëvendosjes, ora 14:00)

- Themeluesit Mimoza Kusari - Lila dhe Ilir Deda përurojnë zyrët e subjektit më të ri politik “Alternativa”, dega në Prizren më ç'rast mbajn edhe  tubim prezantues. (Kompleksi i “Lidhjes së Prizrenit”, ora 14:00) 

- Dega e LDK-së në Shtime do të shënojë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Shtëpia e Kulturës në Shtime, ora 16:00)

Ngjarjet e datës 7 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën - Forca e Sigurisë së Kosovës 'Perspektivat e së Ardhmes’. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën“Forca e Sigurisë së Kosovës - Perspektivat e së Ardhmes”, e cila organizohet nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Vazhdon dita e dytë e konferencës ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi në të cilën rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të trashëgimisë të 13 shteteve, do të takohen në Prishtinë.  (Ambientet e Muzeut të Kosovës,ora 9:15)

- Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Shëndetit  organizuar nga Fakulteti i Infermierisë, Instituti AAB dhe me përkrahje të Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, në Kolegjin AAB do të mbahet Simpoziumi I, në temën “Qasja bio-psiko-sociale ndaj problemeve të shëndetit mendor”. (Teatri i AAB-se “Faruk Begolli”, ora 10:00)

- Oda Amerikane organizon tryezë me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë, zj. Hykmete Bajrami. (Orion Conference Center, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në konferencën që organizohet për shënimin e Ditës së Komunitetit Rom. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Mbahet ceremonia inauguruese e fluturimeve të kompanisë ajrore Wizzair në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.(ANP “Adem Jashari”, ora 11:30)

-  Zyra për Çështje të Komuniteteve pranë zyrës se Kryeministrit organizon konferencën ceremoniale për festimin e Ditës së Komunitetit rom. (Ndërtesa e Qeverisë, salla nr. P38, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp e subjektit më të ri politik “Alternativa”, dega Prizren ku do të shpalosen detaje rreth themelimit të “Alternativës”. (Zyrat e “Alternativës” në rrugën “Sheshi i Lidhjes”, pranë zyrës së KDI-së në Prizren, ora 12:30)

- Ambasadori Britanik Ruairí O'Connell nesër do t'i dorëzojë Elizabeth Gowing çmimin 'Points of Light' në emër të Kryeministres Britanike. (The Ideas Parnership në Fushë Kosovë, ora 12:45)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Ndërtesa e AKP-së, ora 13:00)

- Këshilli  Drejtues i Sindikatës së Bashkuar te Arsimit, Shkencës dhe Kulturës se Kosovës mban takim për të bërë analizën e aktualitetit në arsim dhe për të vendosur për veprime konkrete sindikale varësisht nga situatat e krijuara. (Salla e takimeve  e Qendrës së studentëve, te selia e SBASHK-ut, ora 15:00)

- Me rastin e shënimit të 9-të vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nën përkujdesjen e Ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, organizohet ceremonia për nder të Ditës së Kushtetutës. (Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e shënimit të 9-vjetorit të Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës. (Hotel Swiss Diamond, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 6 prill 2017

- Mbahet konferenca ndërkombëtare për Muze dhe Trashëgimi në të cilen rreth 100 muze dhe profesionistë të fushave të trashëgimisë të 13 shteteve, do të takohen në Prishtinë.  (Ambientet e Muzeut të Kosovës, ora 9:15)

- Komisioni për Punë të Jashtme takohet me Ndihmës Sekretarin për Evropë nga MPJ e Pakistanit, Zaheer Janjua dhe Sekretarin e Parë nga Ambasada e Pakistanit në Ankara, Ummer Siddique. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)

- Zyra e Bankës Botërore në Kosovë mban konferencë për gazetarë ku do të prezentohet raporti më i ri ekonomik i Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. (Zyret e Bankës Botërore, Rruga Prishtinë - Fushë Kosovë, ora 9:30)

- Komiteti Olimpik i Kosovës do ta shënoj Ditën Ndërkombëtare te Sportit për Zhvillim dhe Paqe ku do të bëjë promovimin e sporteve të reja të Federates së Pentatllonit Modern të Kosovës dhe frizbi me nxënësit e lindur në vitin 2008 “Fëmijët e Pavarsisë”, si dhe nxënësit e shkollës fillore ”Ismajl Qemaili" kanë përgaditur një ekspozitë ku kanë shprehur talentin e tyre për sport nëpërmjet punimeve. (Amfiteatrin te Hotel Grand, ora 10:30)

- Federata e Pingpongut e Kosovës do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë që më persë afërmi të njoftohen me këtë sport, dhe të kenë mundësinë që të luajnë me profesionistët kosovar të pingpongut. (Sheshi “Skenderbeu”, ora 11:00)

- Mbahet ceremonia e dhënies së Çmimit Ndërkombëtar “Letërsia Shqipe”, i cili i jepet shkrimtarit të madh Ismail Kadare. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, do të përurojnë fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës “Hamëz Jashari” në Kaçanik dhe rrugës në lagjen “Luzha” në fshatin Begracë të Kaçanikut. (Kaçanik, ora 11:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa viziton kompaninë “Euro Fruti”. (Fshati Suteskë ish Mramor, ora 13:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton lulishten Las Palmas dhe Labi. (Magjistralja Prishtinë-Ferizaj afër QMI-së, ora 13:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do të marrë pjesë në përurimin e trafostacionit të ri me fuqi 630kW në ndërmarrjen Rroni Fer në Gjakovë si pjesë e mbështetjes nga ana e USAID-it të bizneseve anembanë Kosovës përmes aktivitetit Fuqizimi i Sektorit Privat. (Impianti i prodhimit Rroni Fer në Gjakovë, ora 15:00)

- Hidhet shorti për pjesëmarrësit në kampionatin individual te Kosovës në pingpong për Junior. (Kolegji Universi, ora 16:00)

- Galeria Qahili e hap programin e saj vjetor me festën artistike kolektive ‘fmitë e non-të-dhetave’ ku do të prezentohen punët e 6 artistëve të rinj. (Galeria Qahili, ora 19:00)

 

- Hapet ekspozita “Mitologjia” nga skulptori Xhelil Rufati. (Lapidariumi i Muzeut të Kosovës, ora 19:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës hap ekspoziten me të rinjë "Stacioni i vogel". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

- Kinemaja ABC sjell në ekranin e saj për të shfaqur filmin fitues të 3 Çmimeve Oscar “Moonlight”. (Kinema Abc, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 5 prill 2017

- Mbahet takimi ndërinstitucional, ku kompania e njohur Esan nga Republika e Turqisë, do të shpalosë idetë dhe planet investive për sektorin minerar në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë salla p-38, ora 8:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behën konsultimet rreth shqyrtimit të projektligjit për mbrojtjen nga zhurma. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin për Automjete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencën për media në lidhje me gjendjen e rëndë të financimit të shërbimeve sociale në Kosovë në mungesë të një mekanizmi të qëndrueshëm të financimit të shërbimeve sociale. (Qendra Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 10:30)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha dhe Ministrja për Integrime Evropiane, znj. Mimoza Ahmetaj raportojn në Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Përmbyllet projketi i financuar nga BE-ja për promovimin e trashëgimisë kulturore shënon inaugurimin e objekteve të renovuara në Ferizaj. (Ish-selia e dioqezës së Kishës Katolike e kthyer në muze, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për Projektligjin nr.05/L-122, për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe Drejtori i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do të flasin mbi procesin e deritanishëm të ndarjes së banesave sociale. (Ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës, salla nr. 37, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit për Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Shoqëritë tregtare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 11:00)

 

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestiminin përkujtimor me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Rezallës. (Rezallë, Skenderaj, ora 12:00)

 

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

 

- Ministri i Punëve të Brendshme,  Skender Hyseni takohet me Zëvendës-ndihmësin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Alexander Arvizu. (Objekti i MPB-së, ora 15:30 - vetëm pamje)
 

Ngjarjet e datës 4 prill 2017

- Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës organizon tryezë pune lidhur me mbikëqyrjen e shpenzimeve financiare të Ministrisë së Punëve të Brendshme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-506, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ambasadën Italiane, do të nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit për angazhimin e komunitetit në fushën e parandalimit të radikalizimit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilen do të behët shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit "Ukshin Hoti" në Prizren. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin në forumin FOL Hapur, ku i ftuar do të jetë Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme në të cilen do të behët miratimi i raportit nga Samiti i komisioneve parlamentare për punë të jashtme, miratimi i informatës nga vizita zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe bashkëpunimi me Asamblenë Parlamentare të NATO-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00) 

- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj i cili njëherësh është bashkëkryesues i Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Hungari dhe Levente Magyar, ministër shteti pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të këtij shteti,  do të nënshkruajnë  aktin e protokollit të sesionit të parë komisionit përkatës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla Nr. 35, ora 10:30 - vetëm pamje)

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pret në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha. (Kabineti i kryeparlamentarit, ora 10:30)

- Në shënim të Ditën Ndërkombëtare të Deminimit është planifikuar nga Kompania e Deminimit të FSK-së, KFOR-i dhe Policia e Kosovës, një aksion i përbashkët për shkatërrimin e mjeteve eksplozive. (Poligoni i demolimeve të KFOR-it, në Rahovec në rrugën  Rahovec-Drenovc i Zatriqit, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Valon Murtezaj dhe Levente Magyar, ministër shteti pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të këtij shteti,  do të mbajnë konferencë të përbashkët me medie. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:50)

- Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë, së bashku me kryetarin e Komunës së Podujevës, Agim Veliu do të përurojnë fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës për nevojat e burgut të sigurisë së lartë në Gërdovc. (Gërdovc, ora 11:00)

- Ministrja për Integrim Evropian, znj. Mimoza Ahmetaj raporton para Komisionit për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon lansimin e hulumtimit ‘Iniciativa për Integritet Gjyqësor”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencën e parë për media në të cilën do të prezantohet Oda e Afarizmit dhe do flitet për arsyet e themelimit,  funksionimin  dhe objektivat e odës. (Zyret e OAK-së në qytezën Pejton, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës,Ramiz Kemendi do të mbajë një ligjëratë për studentët e Kolegjit ISPE. (Kolegji ISPE, ora 11:00)

- Mbledhja e komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit në të cilen do të behët shqyrtimi i raporteve i Komisioneve të përhershme për Projektligjin nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/L-139 për Procedurën Përmbarimore, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 11:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci merr pjesë në prezantimin e Kompanisë Esaan nga Turqia, e cila do të shpalos planet e saj për investime në sektorin minerar në Kosovë, respektivisht krijimin e vendeve të punës. (Hotel Emeral, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 13:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do ta prezantojë projektin e ri që ka të bëjë me përmirësimin e kushteve në banesat kolektive ekzistuese. (Tek banesat afër katedrales. ora 14:00)

Ngjarjet e datës 3 prill 2017

- Instituti GAP organizon konferencën për media ku prezanton rezultatet e hulumtimit "Adresimi i Përgjegjësisë - Njohuritë e Qytetarëve me Kompetencat e Komunave". (Zyrët e Institutit GAP, ora 10:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj dhe ministri për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, Ferat Shala raportojnë para Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, ndërsa pas përfundimit të saj, do të ketë deklaratë për media)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton Kompaninë Pestova si dhe fabrikën e prodhimit të Vipa Chips, e cila merret me prodhimin, kultivimin, përpunimin si dhe shitjen e distribuimin e patates dhe produkteve të saj. (Fshati Pestovë, Vushtrri, ora 11:00)

- Ministri i Financave Avdullah Hoti mban konferencën për nedia në të cilen do të prezantoj për herë të parë publikimin e të dhënave mujore fiskale për një periudhë 11 vjeçare. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 13:00)

- Shoqata e Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, për nder të përvjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Sherif Frangu, do të shfaq filmin dokumentar “Premiera e filmit dokumentar për dëshmorin e kombit, Sherif Frangu, i vrarë nga policia speciale e Beogradit në demonstratën e 3 prillit 1981 në Ferizaj. (Kino ABC, ora 14:00)

- Qendra Amerikane për Këshillim me mbështetjen e Ambasades se SHBA-së në Kosovë organizojn panairin e Universiteteve Amerikane - Edukimi Amerikan. (Hotel Sirius, ora 14:30)

- Ambasadori Greg Delawie do të takoj dhe përshëndes organizatorët e panairit, përfaqësuesit e Univerziteteve amerikane dhe studentët të cilët do të vizitojnë panairin e dytë Univerzitarë “EducationUSA” në Prishtinë. (Hoteli Sirius, ora ora 15:15) 

 

- Fillon punimet dyditore sesioni i parë i Komisionit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik Kosovë-Hungari. (Hotel Swiss Diamond, ora 15:15)

- Otonomy hap ekspoziten "Presidnetet amerikanë dhe marrëdhenjet shqiptare". (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 2 prill 2017

- Shënohet 27-vjetori i themelimit të Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë ku i pranishëm do të jetë Kryetari i LDK-së, njëherësh Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, në Gjakovë, ora 12:00) 

- Me iniciativë të disa prej banorëve të Lagjes “Mati 1”, Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, do të organizojë aksion, për largimin e mbeturinave nga përroska, që gjendet në këtë lagje. (Lagjes “Mati 1” nga rrethrrotullimi te Rruga B, ora 13:00)

 

Ngjarjet e datës 1 prill 2017

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave, si dhe njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. (Hotel Emerald, ora 13:00)  

- Me rastin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizatën Botërore të Doganave dhe 1-vjetorit të implemetimit të MSA-së, Dogana e Kosovës do të organizon një koktej. (Emerald Hotel, ora 13:00)

- Aleanca e të Rinjve sot mban takim me rininë e Prishtinës. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, ora 14.00)

Ngjarjet e datës 31 mars 2017

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 10:00)

- Zyra për Qeverisje të Mirë pranë Zyrës së Kryeministrit bashkë me Forumin për Iniciativë Qytetare FIQ, organizojnë  “Konferencën Kombëtare për Filantropinë“. (Ndërtesa e Qeverisë- salla P38, ora 10:00)

 

- Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Podujevës. (Komuna e Podujevës, ora 10:00)

- Agjencia Kundër Korrupsion organizon konferencën për shtyp në të cilën do të bëhet prezantimi i raportit për vitin 2016 i punës së Agjencisë Kundër Korrupsion nga Drejtori i AKK-së  Shaip Havolli. (Ndërtesa e Agjencisë Kundër Korrupsion, ora 10:45)

 

- Shënohet 18-vjetori i masakrës në fshatin Pastaselë të Komunës së Rahovecit. (Varrezat e martirëve të fshatit Pastaselë, ora 12:00)

 - Oda Ekonomike e Kosoves dega në Gjakovë organizon takim me biznese të kësaj komune. (Hotel Qarshija e Jupave, ora 13:30)

 

- Ministri i Financave Avdullah Hoti së bashku me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gerxhaliu do të vizitojnë bizneset në Komunën e Gjakovës.  (Qarshija e Jupave, ora 13:30)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, do të mbajë fjalim hyrës dhe shpallë finalistët për grupin e 3-të të bursave të Çertifikimit Profesional në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues - Bursat dhe Partneritetet të USAID-it. (Hoteli Sirius, ora 16:00)

- Hapet festivali ndërkombëtar i muzikës klasike dhe eksperimentale 2017. (Ish shtypshkronja Rilindja dhoma e roto shtypit afer fintes Gym, ora 20:00)

 

- Shfaqet premiera e filmit të shkurtër "Tisa" me skenar nga Afrim Mucaj, regji nga Valter Lucaj dhe producent Adrian Morina, film ky i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. (Qendra Multimedia, ora 21:00)

Ngjarjet e datës 30 mars 2017

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë në bashkëpunim me OECD organizojnë takimin harmonizues “Vlerësimi i perspektivës së konkurrueshmërisë”. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Wolfgang Schmittner CEO i Kompanisë Gjermane Amperax që është lider i prodhimit të Gjeneratorëve të Erës mban ligjeratë të titulluar “Projekti i Zhvillimit të Fermave me Energji të Erës në tregjet akuale - Praktikat ndërkombëtare”. (Amfiteatri 408 i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, ora 9:00) 

- Shoqata e Malazezëve të Kosovës organizon konferencën rajonale te Shoqërisë Civile me temë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Ndikimi në sigurinë rajonale i anëtarësimit të Malit të Zi”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Mbahet takimi i përfaqësuesve të bizneseve nga veriu i Kosovës me kryetarin e OEK-ut, Safet Gërxhaliu dhe Zevëndësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Rodolub Mladenoviq. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Për studentët e  Fakultetit Media dhe Komunikimit, Shkenca Politike dhe Juridik, do të ligjërojë gazetari me përvojë shumëvjeçare, aktualisht edhe drejtor i televizionit Klan Kosova, Baton Haxhiu. (Kampusi i UBT-së, ora 12:45)

 

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 13:30)

- Tregimi për Gogëlushët dhe Gargamelin, vjen në versionin me te ri të modifikuar në formatin 3D, në premieren botërore të filmit të animuar “SMURFS; The Lost Village” i animuar, aventurë dhe komedi. (Kinema ABC, ora 16:00)

- Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë prezantojnë për publikun ekspozitën vetjake të piktorit shqiptar Zef Shoshi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 29 mars 2017

 - Mbahet takimi i 131 -të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës do t’i fillojë sot punimet e konferencës dy ditore me temën, “Diplomacia Ekonomike & Made in Kosova”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organzion tryezën e diskutimit me temën “Pezullimi i dialogut: Impakti në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar raporton para komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Shoqata e Bujqëve Prodhues të Grurit të Kosovës e Odës Ekonomike të Kosovës organizon konferencë për gazetar, kushtuar "Mbrojtja e Prodhimit Vendor të Grurit dhe masat e nevojshme". (Lokalet e Odës Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 7 vjetorit të themelimit të Kolegjit Heimerer organizohet ceremonia festive. (Kampusi i ri të Kolegjit Heimerer, në Lagjen Kalabria, rruga Veternik, ora 11:00)

- OJQ AKTIV nga Mitrovica e veriut organizon konferencë për media e cila ka të bëjë me bllokadën rrjedhëse e distribuimit të librave për mësimin të cilën e kanë ndërmarr pushtetet në Serbi dhe në Kosovë në vendkalimet kufitare. (Hotel Swiss Diamond,ora 11:00)

- Organizata mjedisore “Let’s Do It Kosova”në bashkëpunim me KEK-un dhe me ndihmën e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga Komuniteti Romë, Kujtim Paçaku do të realizojë aksionin e radhës në kuadër të Fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën 2017". (Fshati Plemetin në Komunën e Obiliqit, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të mbajë ligjëratë  në Universitetin Amerikan të Kosovës me temë “Përpjekjet e Kosovës në parandalim të ekstremizmit të dhunshëm”. (Auditoriumi i AUK-it, ora 11:15)

- Në praninë e Kujtim Shala, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Valon Muratit, ministër i Diasporës, nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimi midis Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Ministrisë së Diasporës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:30)

- Drejtori i përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Dritan Gjonbalaj raporton para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Ramiz Kelmendi, ligjëratë speciale për studentët e AAB-së me temë "Rrugëtimi i suksesshëm i një biznesi” . (Ambientet e objektit e  Kolegjit AAB, ora 13:00) 

- Kampanja Kino për Qytetin e skenës së pavarur të kulturës në Pejë mban konferenca për media në lidhje me peticionet për anulimin e procesit të privatizimit të Kinemasë. (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 13:30)

 

- Ministri i Financave Avdullah Hoti, ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar  dhe kryetari i komunës së Rahovecit Idriz Vehapi do të marrin pjesë sot në përurimin e Sallës së Sporteve në fshatin Ratkoc të komunës së Rahovecit. (Fshati Ratkoc, ora 14:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar do të jetë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 14:30)

Ngjarjet e datës 28 mars 2017

- Instituti i Kosovës për Drejtësi  organizon tryezë për të diskutuar performancën dhe rezultatet e institucioneve të drejtësisë në luftimin e korrupsionit. (Hotel Garden, ora 9:45)

- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, takohet me bizneset e Kosovës në Ferizaj. (Terminali Fitorja, ora 10:00)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim organizojnë konferencë me temën “Standardet e sigurisë dhe cilësisë ushqimore dhe bujqësisë organike”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e projektit: “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe mësimi elektronik në arsim”. (Qendra Burimore Përparimi, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit të BE-së “Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit dhe Mësimi Elektronik në Arsim”. (Ambientet e Qendrës Burimore “Përparimi”, ora 10:00)

- Në kuadër të Manifestimit përkujtimor kushtuar 18 vjetorit të Masakrës së Izbicës, do të bëhet edhe zbulimi i pllakadës përkujtimore të dy viktimave të kësaj masakre, të miturave Ardita dhe Edona Behrami, të vrarë në fshatin Kopiliq i ulët- Skenderaj, duke u shperngulur për në Shqipëri me shumë civilë tjerë të fshatrave përreth. (Tek rruga kryesore në fshatin Kopiliq i  ulët, rruga që lidh Skenderajin me Klinën, ora 10:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në manifestiminin përkujtimor me rastin e 18-vjetorit të masakrës së Izbicës. (Fshati Izbicë, ora 10:45)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitet 2018-2020 si dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2016. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Korporata Energjetike e Kosoves në bashkëpunim me Drejtorin e Ambientit, Komuna e Obiliqit inspekton punimet në aksionin e gjerë për pastrimin e të gjitha deponive ilegale në komunën e Obiliqit me rrethinë. (Para Komunës së Obiliqit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Procedurën Përmbarimore, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së, shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Shoqëritë tregtare dhe shqyrtimi i Nismes Legjislative ''Ligji për miniera dhe minerale". (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00) 

- Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee takohet me Ministrin e FSK Haki Demolli dhe Generalin Rrahman Rama. (Selia e FSK-së, ora 11:30 - vetëm pamje në fillim të takimit)

 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj  do ta takojë ministrin e Jashtëm dhe të çështjeve evropiane, të Luksemburgut  Jean AsselJborn. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P 37, ora 11:45)

 

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ministri i Jashtëm dhe të çështjeve evropiane, të Luksemburgut  Jean AsselJborn mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 12:20)

- Shënohet dita e dëbimit dhe vrasjes së banorëve të Sofalisë, Taukbashqes dhe lagjeve përrreth, në vitin 1999 ku për ta shënuar këtë ditë banorët do të mblidhen të dhurojnë gjak. (Taukbashqe tek "Restorani i Princave", ora 12:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni sot do të presë në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut Shkëlqesinë e Tij, Jean Asselborn. (Objekti i MPB-së, ora 12:50 - vetëm pamje)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Yee. (Kabineti i kryetarit, ora 13:00)

- Bëhet promovimi i enciklopedisë me 2500 Dëshmorë të Kombit "Bardhësitë e Atdheut", i publicistit Afrim Mustafa. (Selia qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ora 14:00)

- Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee takohet me zëvendës-Kryeministrin Branimir Stojanovic dhe udhëheqësin e grupit parlamentarë “Srpska Lista” Slavko Simic. (Ministria e Punëve të Jashtme, zyra 306, 14:00 - vetëm pamje në fillim të takimit)

- Këshilli Rinor Kosovar organizon ngjarjen “Bëhu aktiv, merr iniciativë”. (Orion Center, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim Drejtorët Ekzekutivë të Bankës Botërore. (Kabineti i kryetarit, ora 14:30) 

- Ministrja për Dialog e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri pret në takim Zëvendës ndihmës Sekretarin e SHBA Hoyt Yee. (Ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ora 15:00 - vetëm pamje) 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci i shoqëruar nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Maximo Torero - Drejtor Ekzekutiv në Bankën Botërore në cilësinë e zëdhënësit të delegacionit të BB-së, do t’i drejtohen mediave me deklarata lidhur me reformat ekonomike të Qeverisë me theks të veçantë në sektorin e energjisë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P32, ora 15:30)

 

- Në kuadër të programit të ligjeratës dhe debatit, Galeria Kombëtare e Kosovës prezanton bisedë me kuratorin James Walmsley. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 17:30)

- FLOSSK, Open Labs Albania dhe Grupi i Përdoruesve të Wikimedias në Gjuhën Shqipe organizojnë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për fotografitë më të mira nga gara Wiki Loves Monuments Kosovë dhe Shqipëri dhe prezantimin e punës dhe projekteve të tjera rreth trashëgimisë kulturore.  Prishtina . (Hackerspace, Rr. Ganimete Terbeshi, p.n. Aktash, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 27 mars 2017

- Përmbyllët projekti “Veprimi i gruas në agrobiznes për një ekonomi të re rajonale” dhe prezantimi i brendit rajonal “Drini i bardhë” për produktet e mishit të derrit. (Qendra e konferencave Orion, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim në të cilën do të diskutohet draft agjenda dhe draft programi për mbedhjen e 3-të të përbashkët të KPSA-së që do të mbahet në Prishtinë me datë 20-21 prill 2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00 - mediat lejohen në fillim të takimit)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi viziton komunën e Gjilanit. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:00)
 
- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, organizon tryezën e rrumbullakët ku do të prezantohet raporti vjetor të FDH-së mbi monitorimin e gjykimeve mbi krimet e luftës dhe vepra penale të motivuara etnikisht dhe politikisht në Kosovë gjatë vitit 2016. (Hotel Sirius,  ora 10:00)

- Në Kudër të Javës Ndërkombëtare të Parasë fillon aktiviteti me fëmijët si dhe mbahet një ligjeratë e shkurtër mbi historinë e parasë dhe  vlerat e sajë në kohë. (Muzeu i Kosovës, ora 10:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi mban takim të përbashkët me përfaqësuesit e bizneseve të Komunës së Gjilanit. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora  10:45)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-301, ora 11:00 - shtyhet në ora 12:00)
 
- Oda Ekonomike e Kosovës mban takim me përfaqësuesit e Zyrës e Rregullatorit për Energji në të cilin do të diskutohet për Sistemin e ri tarifor dhe liberalizimin e tregut të energjisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i rekomandimeve për mbledhjen plenare rreth çështjes së Hades. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Muzeu i Kosovës dhe Shoqata e Bankave të Kosovës, me rastin e fillimit të Javës Ndërkombëtare të Parasë do të organizojnë hapjen e kësaj jave. (Muzeun e Kosovës, ora 11:00)

- Teatri Dodona në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar të Teatrit qendra në Kosovë mbajnë konferencë për media me rastin e Ditës Botërore të Teatrit. (Teatrit e Qytetit të Prishtinës “Dodona”, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Vendimit të Avokatit të Popullit për propozimin e kandidatëve për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303”, ora 11:00)
 
- Zëvendëskryeministër Ramiz Kelmendi do te vizitoj Universitetin "Kadri Zeka" në Gjilan më ç'rast do të takohet me Rektorin Bajram Kosumi e me pas do te mbaje ligjëratë në kuadër të programit “Guest Speaker”  me temë “Rrugëtimi i suksesshëm i një biznesmeni, motivimi për studentët”. (Universiteti “ Kadri Zeka” Gjilan, ora 11:45)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi zhvillon një vizitë në fabrikën e prodhimit të lëngjeve RC Cola - "FLUIDI" Sh.p.k. (Rrr.Zhunices, nr.5- Gjilan, ora 14:00)

- Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi zhvillon një vizitë në fermën e pulave “KONSONI”. (Rr. Abdullah Tahiri- Gjilan, ora 15:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Kosovë do të shënojnë 60 vjetorin e Traktatit të Romës më ç'rast do të hapet një ekspozitë e cila do të prezantojë 60 vitet e BE-së. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

- Me rastin e Ditës Botërore të Teatrit, Teatri Dodona në bashkëpunim me Institutin Ndërkombëtar të Teatrit qendra në Kosovë shfaqet premiera ”Anonimi i Venedikut”, e regjisores Drita Begolli. (Teatrit e Qytetit të Prishtinës “Dodona”, ora 19:30)


Ngjarjet e datës 26 mars 2017

- Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega e V-të, organizon aksionin simbolik për pastrimin e Liqenit të Badovcit. (Badovc, ora 11:00)

Ngjarjet e datës 25 mars 2017

- Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Kosovë do të organizojë një garë që do të përfshijë 15 shkolla fillore nga Prishtina, gjatë së cilës nxënësit e këtyre shkollave do të krijojnë një vepër arti apo figurë të përbërë nga materiale të ricikluara. (Sheshi Nënë Tereza, përball Odës Ekonomike të Kosovës, ora 12:00)

- Dega e LDK-së në Prizren do të shënojë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoran “Oferta” në Prizren, ora 13:00)

- Me rastin e shënimit të “Orës së Tokës - Earth Hour" do të vendoset stenda me qëllim të firmosjes publike për pjesëmarrje në Orën e Tokës në Kosovë, një ceremoni simbolike dhe e bukur, që në vitet e mëparshme ka pasur shumë sukses. (Sheshin “Nëna Terezë”, ora 15:00)

- Dega e LDK-së Dega në Obiliq do të shënojë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Shkolla fillore “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora 16:00)
 

Ngjarjet e datës 24 mars 2017

- Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezë të rrumbullakët për monitorimin e sektorit të sigurisë në të cilën do të prezantohen dhe diskutohen të gjeturat e monitorimit të përmbledhura në edicionin e gjashtë të Observerit të Sektorit të Sigurisë së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 9:45)

- Zyra e Rregullatorit për Energji mban seancën publike dëgjimore, për propozimin e strukturës së re tarifore. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Me rastin e 19-vjetorit te fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Deçan behën homazhe në Komplesin Memorial të UÇK-së në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

- Vullnetarët e "Let's Do It Kosova" do të organizojnë aksion pastrimi në Komunën e Shtërpcës. (Shtërpcë, ora 10:00)

- Nënshkruhet marrëveshje e punës mes Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnim në Zbatimin e Ligjit dhe Akademisë se Kosovës për Siguri Publike. (Ambientet e AKSP-së në Vushtrri, ora 10:15)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik organizon shënimin e 18 vjetorit të masakrës së Kotlinës në komunën e Kaçanikut. (Fshati Kotlinë, ora 11:00)

- Mbahet tubim përkujtimor për dëshmorin dhe heroin e kombit Bedri Ahmeti-Bedi. (Fshati Llapashticë në Podujevë, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën Informuese për Zhvillimin e Sektorit Privat. (Restorant Krapi-Mitrovicë, ora 11:30)

- Dega e  Partisë Demokratike të Kosovës  në Ferizaj,  mbanë konferencën për medie, me temë "Sfarq Tenderi". (Zyrat e reja të PDK-së dega në Ferizaj!, ora 11:30)

- Shënohet 19-vjetori i Epopesë së Dukagjinit - fillimit të luftës frontale të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në këtë zonë, Ditës së Dëshmorëve të kësaj zone dhe 18-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s përkrah popullit të Kosovës, në këtë luftë çlirimtare. (Sheshi i qytetit të Deçanit, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton kompaninë për prodhimin e betonit “Burimi” Sh.p.k. (Shupkofc-Mitrovicë, ora 13:30)

- Në ditën e fundit të Javës së Gruas mbahet diskutimi i përgjithshëm i temave të prezantuara gjatë javës dhe rëndësia e përmbushjes së tyre si standarde për Kosovën për të hyrë në Bashkimin Evropian. (Hotel Emerald, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa viziton kompaninë për prodhimin e mobileve “Veli”. (Shupkofc-Mitrovicë, ora 14:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Drejtori i Institutit Demokratik Kombëtar në Kosovë Alexander Chavarria, do të flasë në ceremoninë e mbylljes së Javës së Grave 2017. (Hoteli Emerald, ora 15:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës organizon hapjen e ekspozitës retrospektive të Blerim Luzhes. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 19:00)


Ngjarjet e datës 23 mars 2017

- Në Ditën e katërt te Javës së Gruas do të diskutohet për vështirësitë që gratë dhe të rinjtë i hasin gjatë hyrjes në tregun e punës si dhe investimet e huaja direkte. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Zyra e Bashkimit Evropian organizon konferencë në të cilën do të diskutohet dhe prezantohet sigurimi i privatësisë së votës dhe mbrojtja e të dhënave të votuesve. (Qendra e Konferencave Orion, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me PointPulse organizon konferencën “Roli i Shoqërisë Civile në Ndërtimin e Integritetit të Policisë: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Instituti EdGuard bën prezantimin e të gjeturave të hulumtimit "Ndikimi i peshës së çantave tek fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta”. (Qendra Informatie e BE-së, ora 10:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e radhës në Forumin FOL Hapur, ku e ftuar është znj. Hykmete Bajrami, Ministre e Tregtisë dhe Industrisë në Qeverinë e Kosovës. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 10:00)

-  Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci do të marrin pjesë promovimin e Klubit të Biznesit Frankofon në Prishtinë, të organizuar nga Ambasada e Francës. (Hoteli Swiss Diamond, ora 12:00) 

- Lëvizja Vetëvendosje! mbanë konferencë të jashtëzakonshme për medi, me ç'rast flasin Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj. (Zyrët qendrore të Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në promovimin e Klubit të Biznesit Frankofon në Kosovë. (Swiss Diamond Hotel, ora 12:00)

-  Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i shoqëruar nga Zv.Ministri Gani Koci do të qëndrojnë në Komunën e Drenasit, me ç’rast do të takohen me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci. (Drenas, ora 14:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Salla nr. 37 në objektin e vjetër të Komunës, ora 14:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Konferencën “Java e Gruas 2017”. (Hotel Emerald, ora 16:15)

- Innovation Centre Kosovo mban takim te hapur informativ me profesionistë, studentë dhe te apasionuar pas teknologjisë. (ICK, ora 17:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës së Kosovës sjellë ekspozitën e radhës të titulluar "Tregime urbane të mbështjella në rrollne" të artistes Mimoza Studenica. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, objekti te Qafa, ora 19:00)

 

- Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti mban tubim me banoret e lagjes Bregu i Diellit. (Shkolla fillore 'Ismail Qemajli', ora 19:00)

Ngjarjet e datës 22 mars 2017

- Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike do të shqyrtohet raporti i Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komunave për vitin 2015. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-409, ora 9:00)

- Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci merr pjesë në hapjen e Forumit Ekonomik  Kosovaro - Austriak. (Swiss Diamod Hotel, ora 9:00)

- Në ditën e tretë të Javës së Gruas do të diskutohet për cilësinë e shërbimeve shëndetësore nëe kujdesin primar shëndetësor dhe programin e obligueshëm të sigurimeve shëndetësore i paraparëe të filloj në vitin 2017. (Hotel Emerald, ora 9:30)  

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami do të marrë pjesë në përurimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare brenda hapësirës së Qendrës së Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Qendra e Studentëve, ora 10:00)

- Mbahet dita e Microsoft-it kushtuar sektorit qytetar “Tech4Good”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet Dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit të Projektit për sigurinë e ujit dhe mbrojtjen e kanalit, e nënshkruar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

 - Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ku do të shqyrtohet projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për procedurën përmbarimore, shqyrtimi i projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Isa Mustafa pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili do t’i dorëzojë kryeministrit Mustafa, Raportin e OEK-ut për të bërit biznes në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:30)

- Asociacioni i letrarëve dhe artistëve Art Club "Rifat Kukaj" organizon përurimin e librit të Izet Abdylit "Lirinë dikush po e vret". (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për të Drejtat Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i vendimit të Avokatit të Popullit për propozimin e kandidateve për zgjedhjen e 5 zëvendësve të Avokatit të Popullit, diskutimi lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Persona të Zhdukur, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 13:00)

 

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci do të zhvillojë një debat direkt me qytetarët për projektin e Termocentralit “Kosova e Re”. (Amfiteatri i Klan Kosova, ora 14:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për videon më të mirë, në kuadër të projektit  “Fuqizimi i votuesve të rinj për të marrë vendime duke qenë të informuar, dhe duke i ndihmuar ata që t’i mbajnë politikanët llogaridhënës”, me mbështetje të Ambasadës Britanike. (Union Caffe në sheshin Skëndërbeu, ora 14:30)

 

- Produksion i Qendrës për Art dhe Komunitet - Artpolis organizon shfaqjen “Jeta jem, Shneta jem”. (Teatri i Prishtinës Dodona, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 21 mars 2017

- Shoqata Down Syndrome Kosova, në kuadër te fushatës  se shënimit te Ditës Botërore te Personave me sindromën Down, me moton “Një Shije Më Ndryshe” bën promovimin e kafiterisë X 21, kafiteri e cila ka te inkuadruar personat me sindromën Down. (Adresa Rr.Kosta Novakoviç 9/10, afër Hotel Prishtina, ora 9:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim  përmes projektit të financuar nga zyra e Bashkësisë Evropiane në Kosovë “Ndërtimi i Besueshmërisë nëpërmjet Mbrojtjes Kulturore në Kosovë” organizon konferencën rajonale Angazhimi i Komuniteteve dhe Ndërtimi i Paqes në Mbrojtjen e Trashegimisë Kulturore. (Biblioteka Kombëtare, ora 9:00)

- Mbahet dita e dytë e  "Javës se Gruas 2017"  më ç'rast pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë për rëndësinë e qasjes së të gjithë fëmijëve në arsimin parashkollor si masë për përcaktimin e suksesit të nxënësve në hapat e tyre të ardhshëm arsimor, si dhe për promovimin dhe cilësinë e shkollimit profesional si përgjigje ndaj nevojave për punësimin e të rinjve në aktivitete të ndryshme profesionale. (Hotel Emerald, ora 9:30)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do të marrë pjesë në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

 

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi pret në takim arqipeshkëvin Monsinjor Vinzenzo Paglia, Kryetar i Akademisë Papnore për Jetën, Kancelar i Madh i Institutit Papnor “Gjon Pali II” për studimet mbi martesën e familjen, ipeshkëv i dioqezës së Terni-Narni-Amelias në Itali dhe bashkëthemelues i Komunitetit të njohur të Sant’Egidio-s. (Kabinetii Presidentit, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të diskutohet zbatimi i Ligjit për shëndetësi në sistemin parësor shëndetësor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Deponit e dhe mbledhësit e hekurishteve, bizneset e pjesëve të veturave në Kosovë, organizojnë protestë para Doganës së Kosovës, ku do të kundërshtojnë vendimet e Doganës së Kosovës, rreth tyre. (Para zyre të Doganës së Kosovës, në Kalabri, ora 10:00)

- Sindikata e Shërbimit Civil organizon konferencë për media. (Lokalet e SSHCK, ish objekti "Gërmia" përball kryqit të kuq, baraka Nr.1., ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i rekomandimeve për mbledhjen plenare rreth çështjes së Hades.(Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Posta e Kosovës do të lëshoj në qarkullim postar dhe do të promovojë pullën postare kushtuar Heroit të Kombit Xheladin Gashi - Plaku. (Kinema ABC, ora 11:00)

- Banka Botërore në bashkëpunim me Doganën e Kosovës paraqesin të gjeturat e raportit të zhdoganimit të mallrave nga momenti i hyrjes e deri në përfundim të procedurave doganore si në eksport po ashtu edhe në import. (Hoteli Sirius, ora 11:00)

- Ujësjellesi rajonal “Prishtina” dhe CDI me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Ujit realizon aksionin për pastrimin e ambientit rreth liqenit të Batllavës. (Batllavë, ora 11:00)

- Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me Hortikulturën organizon performancë nga ansambli “Bajram Curri” si dhe mbjellja e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit. (Parku i qytetit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit në lidhje me zbatimin e kontrates koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës "Adem Jashari". (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me Hortikulturën organizon mbjelljen e luleve dhe fidanëve nga nxënësit e shkollës. (Shkolla fillore Naim Frashëri, ora 11:30) 

- Lëvizja Vetëvendosje mbanë konferencë për media, me ç'rast do të flasë Sekretari Organizativ, Dardan Molliqaj. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

-  Me rasitn e ditës se Pranverës Drejtoria e Kulturës në bashkëpunim me Hortikulturën organizon performancë nga ansambli  “Prishtina Brass “, mbjelljen  e luleve dhe fidanëve nga të rinjtë e Kryeqytetit, pikturim  nga të rinjtë e Qendrës Rinore, performancës  e kitaristëve nga shkolla e muzikës “Prenk Jakova” dhe SH.K.A “Bajram Curri”. (Sheshi Nëna Terezë, ora 12:00)

 

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli takohet me komunitetin Egjiptian të Kosovës. (Restorant “Koha 3” në Pejë, ora 14:15)

- Dega III-të e LDK-së në Prishtinë do të shënojë 27-vjetorin e themelimit të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa. (Pallati i Rinisë, Salla e Kuqe, ora 18:00)

- Me rastin e ditës botërore të Punës Sociale, Departamenti i Punës Sociale në Universitetin e Prishtinës organizon konferencë me temë “Program për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale 2017 në Kosovë”.
 

 

Ngjarjet e datës 20 mars 2017

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në të cilën do të diskutohet lidhur me sponzorizimet në fushën e sportit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-II, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e Javës së Gruas në Kosovë, e cila organizohet nga Instituti Kombëtar Demokratik me përkrahje të Agjencionit Amerikan për Zhvillim Ndërkombëtar. (Hoteli Emerald, ora 10:50)

- Lëvizja Vetëvendosje! organizon konferencë me temë “Forca e Sigurisë së Kosovës dhe rregullimet ligjore”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-409, ora 11:00)

- Fillon "Java e Gruas 2017" e cila do të organizohet nga sot deri me 24 Mars, me temën “Java e Gruas – Deshifrimi i Integrimit Evropian”. (Hotel Emerald, ora 11:00)

- Ambasadori Greg Delawie do të flasë në ceremoninë e hapjes së ngjarjes vjetore të Javës së Gruas. (Hoteli Emerald, ora 11:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë kundër Korrupcionit mban dëgjim publik për Projekt - Kodin e Drejtësisë për të Mitur. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 11:00)   

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 11:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore dhe Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri organizojn tryezën e diskutimit “Zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit të minierave dhe mineraleve - Projektligji i ri për Miniera dhe Minerale”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 13:00)

 

- Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, Kolegji AAB dhe AAB Teatri "Faruk Begolli" i këtij kolegji organizojnë mbrëmjen Poetike. (Teatri "Faruk Begolli" në AAB, ora 20:00) 

Ngjarjet e datës 18 mars 2017

- Mbahet mbledhja e rregullt e Këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje!. (American School of Kosova, ora 10:00)

- Mbahet kampionati Individual në pingpon për seniore. (Salla e Pingpongut të Pallatit të Rinisë, ora 10:00)

- Në kuadër të Strategjisë Kombëtare për parandalimin dhe luftimin e Etheve Hemorragjike  fillon zyrtarisht fushata e repelimit masiv të kafshëve në komunat Malishevë, Rahovec dhe një pjesë të fshatrave të komunave Klinë dhe Suharekë. (Fshati Shkozë, komuna Malishevë, ora 11:00)

- OJQ EC Ma Ndryshe dhe OPDMK e realizojnë performancën publike “Trotuare për të gjithë". (Ura Arastës, në Prizren, ora 11:00)

- Dega e LDK-së në Podujevë do të shënojë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Restoran “Ora” në Merdar, ora 12:00)

- Dega e LDK-së në Rahovec do të shënojë 27-vjetorin e themelimi të saj, e në të cilën do të marrë pjesë edhe Kryetari  i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa. (Hotel “Pllaza” në Rahovec, ora 14:00)

- Kosovo Twopointzero organizon një diskutim të hapur e pragmatik në edicionin e ardhshëm të serisë sonë Biseda të Shkurtëra me temë "Vrapo Kosovë, Vrapo - Topi te na - çfarë po bëjmë për sportin?". (Miqt Pub, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 17 mars 2017

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi do ta vizitojë UBT-në, ku do të pritet nga rektori i këtij institucioni të arsimit të lartë, prof.dr.Edmond Hajrizi. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 9:30 - UBT siguron transport për në Kampusin Inovatitv të UBT-së, nga rrethi i flamurit në Prishtinë, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të mbajë një ligjëratë para studentëve në Kolegjin “UBT”. (Kampusi i UBT-së në Lipjan, ora 10:00)

- Zyra e Rregullatorit të Energjisë organizon tryezë diskutimi për Liberalizimin e Tregut të Energjisë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizohet ceremonia e ndarjes së Çmimit për Vepër Jetësore "Azem Shkreli" dhe çmimeve tjera vjetore për letërsi. (Kabineti i ministrit Kujtim Shala, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës ogranizon debatin publik me temën “Dialogu Kosovë - Serbi: Çka më tutje?” , i cili ka për qëllim të promovoj bashkëbisedimin në mes deputetëve të rajonit të Pejës, përfaqësueseve të shoqërisë civile dhe qytetarëve lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit Komunal në Pejë, ora 11:00)

- Nisin aktivitetet dyditore Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit, ku do të mblidhen personalitete dhe artistë të njohur vendorë e ndërkombëtarë. (Kampusi Inovativ i UBT-së, në Lipjan, ora 11:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova, ne kuadër te Fushatës te shënimit te Ditës Botërore te Personave me sindromën Down  nën moton “ Zëri Im, Komuniteti Im”, për here te parë programi artistik i përgatitur nga vet personat me sindromen Down do te shfaqet ne qytetin  e Prizrenit. (Shtëpia e Kulturës në Prizren, ora 12:00)

- Me rastin e 75-vjetorit  të lindjes  dhe 55-vjetorit  të krijimtarisë artistike multidisiplinare të prof. Shyqri Nimani mbahet promovimi i monografisë “Nëpër gjemba drejt yjeve”, të autorit  Shyqri Nimani. (Teatri i AAB-së “Faruk Begolli”, Kolegji AAB, ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina" bën përurimin e  Fabrikës për përpunimin e ujit  në Shkabaj. (Fshati Shkabaj, ora 12:30)

- Banoret e Orllanit protestojnë për të kërkuar furnizim me ujë pasi që gjysma e Kosovës furnizohet me ujë të pijës nga Liqeni i Batllaves i cili shtrihet në tokat e Orllanit, ndërsa banorët e këtij fshati nuk kan kyqje në Ujësjellsin Rajonal Prishtina. (Xhamia e Orllanit, ora 13:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e radhës në Forumin FOL Hapur, ku i ftuar është Blerand Stavileci, Ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Kosovës. (Zyret e Lëvizjes FOL, ora 14:00)

- Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me ftesë të KfW dhe ICK-së do të jetë pjesëmarrës në panelin e organizuar nga këto organizata me temë "Gjetja e mundësive për zhvillimin e start-up në biznes", ora 17:00

- Në kuadër të Javës së Frankofonisë behët prezanti dhe biseda rreth video artit dhe inovacionit në art, me kuratoret e ftuara nga Muzeu i Artit Modern i Parisit: Odile Burluraux dhe Jessica Castex. (Galeria Kombëtare, ora 17:30)

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)