23 Shkurt 2019

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019

- Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 23 shkurt 2019

- Fillon kampionati ekipor në pingpong me në garat ekipore në ligën e juniorëve. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Hasan Preteni dhe Alfred Halili anëtarë të Kryesisë Qendrore  do të mbajnë konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Sistemin e drejtësisë, defektete dhe ndryshimet që duhen bërë". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizon panel diskutimi për gratë artiste gjatë rezistencës së Kosovës të viteve 90. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00) 

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtas. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës kanë kënaqësinë organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Armata, ora  17:00)

Ngjarjet e datës 21 shkurt 2019

- Mbahet takimi informues me ndërmarrjet në sektorin minerar. (Salla e Madhe në ndërtesën e Ministrisë së Administratës Publikeish ndërtesa e Rilindjes, ora 10:00)

- Demokracia Plus organizon tryezë për të diskutuar mbi kontratat e shërbimeve të marketingut, të cilat lidhen ndërmjet institucioneve publike dhe mediave ku edhe do të bëjë edhe publikimin e raportit “Mediat dhe tenderët - Sa kanë ndikuar fondet e Qeverisë në politikat editoriale të mediave?”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të organizojë konferencën zyrtare të përmbylljes së Projektit të Binjakëzimit të Bashkimit Evropian: “Fuqizimi i Institucioneve të Kosovës në Menaxhimin Efektiv të Migrimit”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Ministren e Shtetit për Punë të Jashtme të Japonisë, Toshiko Abe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:05)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim do të lansojë raportin Pulsi Publik XV. (Zyret e UNDP-së, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës do të mbjellë drunjt e llojit “Cherry Blossom”. (Hapësira pranë objektit të ri të Qeverisë, ish - Rilindja, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Rektorin e Universitetit të Gjilanit "Kadri Zeka", Bajram Kosumi. (Objekti i Universitetit “Kadri Zeka”, Gjilan, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 162-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 13:30)

- Me rastin e lansimit të projektit nga “Junior Geek” në Shkollën Amerikane të Kosovës Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do tu drejtohet të pranishmëve me një fjalë rasti.  (Kampusi Newborn i Shkollës Amerikane të Kosovës, ora 14:15)

Ngjarjet e datës 20 shkurt 2019

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit organizon konferencën 'Zëri i Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbise'. (Swiss Diamond Hotel, ora 9:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:30)

- Kryeshefja ekzekutive e Inspektoratit Policor të Kosovës raporton para Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës lidhur me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ana e zyrtarit policor si dhe për raportin vjetor të vitit 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Forumi i Gruas së Lidhje Demokratike të Kosovës organizon tryezë diskutimi me temën “Ligji (s) na mbron”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Punëtorët teknik të kompanisë “Beni”  që kryejnë shërbime në Konviketet e Qendrës Studentore të Prishtinës do të protestojnë për kthimin nën menaxhimin e Qendrës Studentore (Para drejtorisë së Qendrës Studentore, ora 11:00)   .

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Objekti i vjetër të Komunës, ora 11:00)

nën organizimin e Grupit të Grave Deputete, mbahet tryeza “Institucionet dhe mekanizmat ekzistues në përgjigje të dhunës në familje”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 30, ora 11:00)

- Me rastin e ndarjes nga jeta të gazetarit Hivzi Krasniqi, Radio Kosova mban Tubim Përkujtimor. (Kino ABC, ora 12:00)

- Presidenti Thaçi do të marrë pjesë në ngjarjen "Women in Energy Scholarship Program", organizuar nga MCC. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe Sportit, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevave të Minatorëve. (Miniera Stan Tërg në Mitrovicë, ora 14:00)

- Lëvizja mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 19 shkurt 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit me amendamente në Projektligjin për Hetim Parlamentar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezën profesionale për tekstet shkollore dhe kurrikulën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Bëhet përurimi i libri “Liri për Sadri Ramabajën” i përgatitur për botim nga Sherif Konjufca, kurse është botuar nga Shoqëria Lëvizja. (Bibliotekën kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Partia Socialdemokrate organizon tryezë lidhur me pagën minimale, me titullin “Pagë me jetu!”. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të organizojë mbledhje komemorative pas ndarjes nga jeta të akademik Idriz Ajetit, i cili shërbeu edhe si rektor i Universitetit të Prishtinës. (Salla e Senatit në Rektorat, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion nga Washingtoni të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit të kryesuar nga zëvendespresidentja, Karen Sessions. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës e fillon Programin e saj Artistik për vitin 2019 me ekspozitën “Origjinaliteti”, të autorit Visar Mulliqi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)
 

Ngjarjet e datës 18 shkurt 2019

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Kompleksi Memorial, Gllogjan, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2019

- Qeveria e Kosovës mban mbledhje festive për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:00)

- Ngritja solemne e Flamurit të Republikës së Kosovës për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë në të cilën marrin pjesë presidenti Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri Ramush Haradinaj. (Hapësira mes ndërtesës së Kuvendit dhe Qeverisë, ora 8:30) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, para Kuvendit, ora 8:45) 

- Presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministri Haradinaj vendosin kurora lulesh në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Prekaz, ora 9:40)

- Në 11 vjetorin e shpalljes së pavarësisë të Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së bashkë më struktura të saj, bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Komuna e Gjilanit organizon homazhe  te varrezat e dëshmorëve. (Gjilan, ora 10:00)

- Federata e Ping-Pongut e Kosovës (FPPK) organizon turneun “Dita e Pavarësisë”.  (ShMU “Tefik Çanga”, Ferizaj, ora 10:00)

- “Star Kids” do të performojnë në sheshin “Skënderbeu” për nder të Pavarësisë. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:45) 

- Komuna e Gjilanit organizon akademi solemne dhe program artistik nga Shkolla e Muzikës në Gjilan. (Teatri i Qytetit, ora 11:00)

- Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovë parakalojnë me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Prej Sheshit “Nënë Tereza” deri te Sheshi “Ibrahim Rugova”, ora 12:20)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet koktej për të gjithë të ftuarit në Parakalimin e Trupave të FSK-së. (Hotel “Swiss Diamond”, ora 13:00)

- Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovë në Gjilan bën përurimin e bustit të ish-presidentit Ibrahim Rugova (Gjilan, ora 13:00)

- Përfaqësues të organizatave studentore organizojnë një “protestë artistike” në lidhje me vonesën e liberalizimit për qytetarët e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00) 

- Komuna e Vushtrrisë organizon manifestimin qendror për shënimin e 11-vjetorit të Pavarësisë. (Kalaja e Qytetit, Vushtrri, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim deputetët nga Mbretëria e Bashkuar, John Grogan dhe Martin Vickers. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Shoqata e Gastronomëve të Prishtinës, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës, organizon një event simbolik për Pavarësi. (Sheshi “Skënderbeu”, ora 14:00) 

- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe ministri i Kulturë, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përurojnë Palestrën Sportive në Shtime. (Shtime, ora 15:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim delegacionin 17-anëtarësh nga Shtetet  e Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Senatori James Inhofe. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00) 

- Komuna e Lipjanit organizon koncert festiv për 11-Vjetorin e Pavarësisë. (Qendra e Kulturës “Tahir Sinani”, Lipjan, ora 15:00)

- Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” mban koncert festiv për Pavarësi. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, 18:00)

- Për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës bëhet ndezja e organizuar e fishekzjarrëve. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 18:30)

- Me rastin e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës organizohet pritja shtetërore nën përkujdesjen kryeministrit Ramush Haradinaj. (Hotel “Venus”, magjistralja Prishtinë-Ferizaj, ora 19:30)

- Mbahet koncerti festiv për nder të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 16 shkurt 2019

- Nisja e Deklaratës së Pavarësisë nga Kuvendi i  Republikës së Kosovës, për në 7 qendrat kryesore të Republikës së Kosovës Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë, Ferizaj. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:00)
 
- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë. (Sheshi “ Nënë Tereza, ora 9:30)

- Shoqata"Miqtë e Amerikës" organizon ekspoziten me fotografi të formatit 180×60cm me disa personalitete që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës si Bill Clinton, George W. Bush, Merkel, Mbretëresha Elizabeta, Sarkozy, etj. (Sheshi tek shtatorja "Nëna Tereza" ora 10:00)

- Hapet ekspozita e punimeve artistike “Simbolet e Pavarësisë”. (Sheshi  “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Hapja e Panairit të produkteve Vendore. (Sheshi “Adem Jashari”, ora 10:30)

- Let's Do It do të organizojë aksion pastrimi së bashku me komunën e Hanit të Elezit. (Pika kufitare "Hani i Elezit", ora 11:00)

- Shoqata Bamirëse Jetiamt e Ballkanit organizon ceremonisë solemne të dorëzimit të 17 banesave për familjet në nevojë e cila organizohet për nder të 17 shkurtit - Ditës së Pavarsisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuqe, ora 11:00)

- Alternativa e përfaqësuar nga Mimoza Kusari - Lila Kryetare, do të mban konferencën për media për të prezantuar qëndrimin e subjektit politik lidhur me "Kosova 11 vjet shtet - Ngecjet në zhvillimin ekonomik dhe mundësitë përpara". (Selia e partisë, Kompleksi Qafa, Rr. Uçk, kati 1, nr. 67, ora 12:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi me temë “A je Shën Valentini im? Romantizmi mbivlerësohet”. (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Komuna e Gjilanit organizon solemnitet për ndarjen e titullit “Qytetar Nderi” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 13:00)

- Komuna e Gjilanit organizon nddarjn e titullit “Nderi i Qytetit” në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 14:00)

- Hapet ekspozita "Qytetet Shqiptare në fotografi të vjetra 1863-1916". (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Lumbardhi, ora 17:00)

- Vendosja e Deklaratës së Pavarësisë në sheshin kryesor të qytetit të Gjilani. (Sheshi “Idriz Seferi” në Gjilan, ora 17:00)

- Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett, do të mbajë një fjalë të shkurtër hapëse për interpretimin e OneBeat Balkans në teatrin ODA. (Teatri ODA, ora 20:30)
 

Ngjarjet e datës 15 shkurt 2019

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Hanit të Elezit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Hani i Elezit, ora 9:00)

- Me rastin e shënimit te 49-të vjetorit të themelimit të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” mbahet konferenca e rektorëve të universiteteve publike shqiptare. (Hotel Swis Diamand, ora 9:30)

- Kryetarit i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Zyra e krytarit Haziri, ora 9:45)
 
- Ministrisë së Shëndetësisë, Uran Ismaili raporton para Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me Licencimin e institucioneve private shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim bashkëkryesuesit e delegacionit shtetëror për dialog, Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Prizren ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Shkolla “Abdyl Frashëri”, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Auditimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollet e Borxheve Publike për periudhën 2009-2017. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes Projektit për Siguri në Kosovë dhe me mbështetjen e Ambasadës Mbretërore Norvegjeze në Kosovë, do të lansojnë projektin "Lufta kundër Krimit Kibernetik në Kosovë". (Rezidenca e ambasadorit norvegjez në fshatin ndërkombëtar, ora 10:30)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Kaçanikut  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.(DKA, Kaçanik, ora 10:30)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të vizitojë Gjilanin, ku do të pritet në takim nga kryetari i komunës, Lutfi Haziri, me të cilin do të bisedojnë për realizimin e projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit. (Zyra e Kryetarit të Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore të LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban koferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me MMPH-në mbjell njëmbëdhjetë drunjë dekorativ për nder të njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Shkolla Fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, ora 11:00)

- Drejtoria e Shërbimeve Shëndetësore e Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut mbajnë fushatën për dhurimin vullnetar te gjakut. (Kampi Vrella, tek pjesëtarët e Njësive Speciale të PK-së, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të ndajë Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli” si dhe çmimet tjera vjetore në letërsi. (Kabineti i ministrit. ora 11:00)

- Komuna e Gjilanit organizon program nga fëmijët e shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan për shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Përballë Teatrit të Qytetit të Gjilanit, ora 11:30)

- Mbahet manifestimi qendror për 49-vjetorin e themelimit të Universiteti i Prishtinës. (Biblioteka Qendrore Universitare, ora 12:00)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri dhe Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi do të inspektojnë vazhdimin e punimeve në lumin “Mirusha” në Gjilan. (Pjesa në Dardania 2, ora 12:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Ferizajit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Ferizaj, ora 13:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Gjilanit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Gjilan, ora 13:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të presë në takim ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Besa Shahini. (Kabineti i Ministrit, ora 14:00)

- Policia e Kosovës mban konferencën e jashtëzakonshme për media, e cila i dedikohet një rasti të suksesshëm policor si dhe prezantimit të disa raporteve statistikore në fusha të ndryshme policore. (Stacioni policor “Qendra” në Prishtinë, ora 14:30)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Vitisë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Viti, ora 15:00)

- Në shënimin e njëmbëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  Komuna e Gjilanit organizon program Festiv nga Gjimnazi  “Zenel Hajdini”. (Gjimnazi “Zenel Hajdini” në Gjilan, 15:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me drejtorët e shkollave të Komunës së Kamenicë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA,Kamenicë, ora 15:00)

- Fondacioni Lumbardhi dhe Fondacioni Kosovar i Arkitekturës organizojnë ligjeratën publike “Bukuria e asaj që mbetet” të arkitektes Aslıhan Demirtaş. (Kino Armata, ora 17:00)

- Hapet ekspozita “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve”, me rrëfime të familjarëve të të pagjeturve, fotografi të Atdhe Mullës dhe të kuruar nga Eliza Hoxha. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 18:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton klubin e basketbollit Prishtina me rastin e kualifikimit historik në garat përfundimtare të FIBA-s. (Klubi i basketbollit Prishtina në Pallatin e Rinisë, ora 19:00)

- Mbahet mbrëmje Festive në Hotelin “Kristal” nga Gjimnazi” Hydajet Lezha” dhe “Zenel Hajdini” në Gjilan. (Hotel Kristal në Gjilan, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 14 shkurt 2019

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Rahovecit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Shkolla “Isa Boletini”, Rahovec, ora 9:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, do të mbajnë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Malishevës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Malishevë, ora 9:30)

- Ministria e Administratës Publike organizon takimin inaugurues të Grupit Drejtues për të Dhëna të Hapura. (Salla e takimeve në katin e 18-të, në MAP, ndërtesa e re e qeverisë,  ora 10:00)

- OJQ 'Ec ma ndryshe" organizon tryezën “Ndërtimi  i egër në qafën tonë” ku do të prezantohen analizat “Zhvillimi i Qëndrueshëm dhe Sfidat e Planifikimit dhe Ndërtimit në Kosovë” dhe “Sektori i Ndërtimeve në Kosovë”. (City Hotel në Prizren, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës me delagacionin e saj do të  takohet me Kryetarin e Komunës së Hani Elezit, Rufki Suma dhe Drejtoreshen e Zhvillimit Ekonomik znj.Sevime Laçi. (Komuna e Hani Elezit, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën diskutuese me temë “Organizimi i Qendrave Kulturore në Diasporë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Therandës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Therandë, ora 11:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Mitrovicës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (DKA, Mitrovicë, ora 11:00)

- Sindikata e Re Korporata Energjetike e Kosovës organizon protestë. (Para Qeverisë së Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Oda Ekonomike e Kosovës  dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, do të organizojnë promovimin lansues të portalit për tregti "Udhëzuesi i Tregtisë Ndërkombëtare". (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje organizon tryezen profesionale për arsimin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C-405, ora 12:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, mbajnë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Dragashit  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.(DKA, Dragash, ora 13:30)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Gjakovës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Biblioteka e Qytetit, ora 14:00)

- Përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport së bashku me Zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku do të mbajnë takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Komunës së Lipjanit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Shkolla “Adem Gllavica”, Lipjan, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 13 shkurt 2019

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri, së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA - Klinë dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Kline ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Klinë, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Flamurit të Komunitetit Ashkali. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport z. Rexhep Hoti do të mbajë takim me DKA - Prishtinë dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Prishtinës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Prishtinë, ora 10:00)

 - Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale takohet me me përfaqësues të Inspektoratit Shëndetësorë si dhe shqyrton Projektligjin e punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon publikimin e raportit “Transparometri 2018”, që  vë në pah të gjeturat dhe rekomandimet nga matja e transparencës së institucioneve të qeverisjes lokale në 15 komuna në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet organizon ngjarjen gjithë ditore “Odisejë: Universiteti i Prishtinës ndër vite”. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës të Universitetit të Prishtinës, ora 10:30)

- Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinë mbajnë konferencë për medie mbi raportin financiar të Komunës së Prishtinës për periudhën janar-dhjetor 2018. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)

- Bordi Drejtues i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës raporton para Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me zhvillimet e fundit të mjeteve pensionale në tregjet financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të nënshkruajë një Memorandum  Bashkëpunimi me GIZ-in gjerman, për realizimin e projektit rajonal “Përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, përmes menaxhimit ndërkufitar të rrezikut nga përmbytja në Ballkanin Perëndimor”, i cili ka vlerën totale prej 3 milion euro. (Kabineti i ministrit Matoshi, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! zhvillon aktivitet simbolik pranë zyreve qendrore të Telekomit të Kosovës. (Takimi me mediat bëhet pranë zyreve qendrore të PTK-së, tek stacioni i autobusëve, ora 11:00)

- Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA – Fushë Kosovë dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Fushë Kosovës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Fushë Kosovë, ora 12:00)

- Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet organizon një diskutim mes rektorit të UP-së Marjan Dema,  Ministrit të Arsimit, Shyqyri Bytyqi dhe drejtorit të Qendrës Kosovare për Arsim, Dukagjin Pupovci. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 13:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri, së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA – Deçan  dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Deçan  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Deçan, ora 13:00)

- Lansohet Rrjeti Mjedisor i Kosovës që për synim ka fuqizimin e organizatave mjedisore nëpërmjet dialogut. (Salla e Resourse Center në Pejton, Rr. Pashko Vasa, nr. 1, ora 13:00)

- Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport Rexhep Hoti do të mbajë takim me DKA - Podujevë dhe të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Podujevë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.  (Podujevë, ora 14:00)

- Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA – Vushtrrisë dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Vushtrrisë ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.​ (Vushtrri, ora 14:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë z. Azem Guri, së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA – Junik  dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Junik  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Junik, ora 15:00) 

- Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet organizon koktej rasti me muzikë të gjallë të performuar nga Bibera Trio. (Modelariumi i Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 19:00) 
 

Ngjarjet e datës 12 shkurt 2019

- Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport, Rexhep Hoti me Rektorin e Universitetit Haxhi Zeka Fadil Millaku. (Objekti i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, ora 9:00)

- Kryetari i Kryeqytetit Shpend Ahmeti do të dorëzojë padi në Pallatin e Drejtësisë. (Pallati i Drejtësisë, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbështetur nga  Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit do të mbajë ceremoninë e lansimit të Grantit të Performancës - Mjedisi i Pastër. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA - Skenderaj dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Skenderajt ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Skendera, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim bën lansimin e punimit “Konektivitet për Zhvillim: Rruga drejt zhvillimit ekonomik”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA - Fushë Kosovë dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Fushë Kosovës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Fushë Kosovë, ora 10:00)

- Koordinatori për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim me DKA - Pejë dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Pejës ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Pejë, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë publikon edicionin special të Barometrit Kosovar për Studime të Sigurisë “Perceptimet e qytetarëve për kërcënimet e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë” raport ky që bën matjet e perceptimeve të qytetarëve për kërcenimet dhe rreziqet nga fenomenet e ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa raporton para Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim - Asociimit dhe Agjendës për Reforma Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të behët shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Bëhet përurimi i dy librave 'Kohë ëndërrimesh' dhe 'Kohë zhgënjimesh' të autorit Ismail Kastrati. (Bibloteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike mban mbledhjen e radhës në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligji për Diasporën. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-302, ora 13:00)

- Zëvendës Ministri dhe Sekretari i Ministrisë së Bujqësisë raportojnë para Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor lidhur me grantet e Ministrisë së Bujqësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 225, ora 13:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal pret në takim drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N-303, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim ku do të behët shqyrtimi i raportit plotësues për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rregullimin e Shërbimeve të ujit, me raport amendamente të Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projekt Kodit të Procedurës Penale (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)
 
- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00) 

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike bën lansimin e raportit të titulluar “Mekanizmat social të llogaridhënies si mjete të suksesshme në rritjen e përgjegjësisë institucionale: Dy raste studimi në Kosovë”. (Qendra e konferencave Orion, ora 14:00)

- Koordinatorit për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti do të mbajë takim me DKA-Istog dhe të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Istogut ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Istog, ora 14:00)
    
- Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA - Drenas  dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Drenasit  ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drenas, ora 14:00)
    
- Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit znj. Leonora Morina-Bunjaku së bashkë me përfaqësues të Zyrës së Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport do të mbajnë takim me DKA - Shtime dhe me të gjithë drejtorët e shkollave të komunës së Shtimes ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë.​ (Shtime, ora 15:30)

Ngjarjet e datës 11 shkurt 2019

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen për të diskutuar në me përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës lidhur me ngjarjet e fundit të dhunimit të nxënëses nga Drenasi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Grupi i Parlamentar i Lidhjes Demokratike te Kosovës mban konferencë për medie. (Holli para sallës C-301 në Kuvendin e Kosovës, ora 10:00)

- Në shënimin e Ditës Internacionale të Epilepsisë mbahet tryeza e rrumbullakët e cila i kushtohet kësaj dite. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ora 11:00)

- Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës mbahet akademi për 100 vjetorin e organizatës politike “Xhemijet”. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 12:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së organizon ceremoni për Kursistët për Komadant Batalioni në Akademinë Ushtarake "Hamzë Jashari" të UÇK-së, gjatë kohës së luftës, shkurt 1999, me ç'rast do të ndajë mirënjohje për ta. (selia qendrore e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Prishtinë, ora 12:00)

- Behët shpërndarja e materialeve edukativo shëndetësore lidhur me sëmundjen e Epilepsisë. (Pranë Newborn, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me laborantët e FSHMN-së Departamenti i Kimisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në kompaninë e prodhimeve nga druri “Gacaferi” në Pejë. (Kompania Gacaferi, Pejë, ora 14:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj takon familjet e dëshmorëve të Komunës së Deçanit. (Restorant Antika në Lë​bushë, ora 16:30)

Ngjarjet e datës 10 shkurt 2019

- Lëvizja Vetëvendosje! shënon 12 vjetorin e protestës së 10 Shkurtit me homazhe tek varri i Arben Xheladinit. (Varri i Arben Xheladinit në Prishtinë, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! në 12 vjetorin e protestës së 10 Shkurtit bën homazhe tek varri i Mon Balaj. (Varri i Mon Balaj në Besianë, ora 12:00)

- - Lëvizja Vetëvendosje! bën homazhe tek pllaka përkujtimore e dëshmorëve Arben Xheladini dhe Mon Balaj. (Bulevardi “Nënë Tereza” ora 13:00)

- Në Prizren hapet libraria “Altera”, që vjen me alternativa të shumta për kënaqësinë e adhuruesve të fjalës së shkruar si dhe pajisjeve cilësore. (Rruga Tirana pranë Abi Çarshi, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2019

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media lidhur me zgjatjen e afatit për përfundimin e autostradës Prishtinë - Han i Elezit dhe qëndrimet e Qeverisë karshi kësaj kontrate. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00) 

- Projekti EDI, i implementuar nga PLAY International organizon ngjarjen e përbashkët Multi-Etnike me 70 fëmijë dhe mbi 20 vullnetarë nga Graçanica, Shtimja dhe Janjeva. (Fusha e Sportit "Sopa" në afërsi të Lipjanit, ora 11:00)

- Jcoders Academy dhe IOM me finacnimin e Ambasades britaneze lansojn projektin "Tech Heros". (Hotel Amazona.  ora 11:30)

- Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina do të mbajë konferencë për medie në lidhje me kualifikimin historik në mesin e 16 ekipeve më të mira në FIBA Europe Cup. (Klubi i Basketbollit Z Mobile Prishtina, Pallati i Rinisë, ora 12:00)

Ngjarjet e datës 8 shkurt 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndertesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në lidhje me skandalin e punësimit të familjarëve dhe miltantëve partiak në Telekomin e Kosovës. (Zyret e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të vizitojë Komunën e Lipjanit, ku do të pritet në takim nga Kryetari i Komunës, Imri Ahmeti. (Komuna e Lipjanit, ora 11:00)

- Drejtoria Komunale e Arsimit nis pilot projektin e shujtave për nxënësit e shkollës fillore në Verbicë të Zhegocit. (Shkolla fillore në Verbicë, ora 11:15)

- Shoqëria civile e Drenasit organizon protestë pas publikimit të rastit të abuzinit seksuale të një nxënëseje 16-vjeçare, fillimisht nga arsimtari i saj, e më pas edhe nga polici që duhej të hetonte rastin. (Marshi fillon nga gjimnazi “Gjergj Kastrioti-Skenderbeu” në Drenas, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj do të pres në takim pune Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ku do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimi, i cili ka të bëj më "Promovimin e Efiçiencës së Enërgjisë në nivel lokal përmes zbatimit të masave të Efiçiencës së Energjisë". (Kabinetin e Kryetarit Ramosaj, ora 12:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të mbaj konferencë për media ku do të prezantohen vendimet për caktimin e vlerës financiare të pikëve për kategorizimin e sporteve, trajnerëve dhe sportistëve. (Kabineti i Ministrit, ora 13:00)

- Organizata “Ec ma ndryshe”, organizon aktivitet për vendosjen e shportave të mbeturinave në Komunën e Klinës. (Sheshi 'Faruk Elezi' në Klinë, ora 13:30)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon konferencë për media, me rastin e prezantimit të Ekipit Olimpik të Kosovës për Festivalin Olimpik Dimëror Evropian për të Rinj, që mbahet prej 10-16 shkurt në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore. (Hotel Sirius, ora  14:00)

- Pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, presidenti Thaçi do të mbajë konferencë për media. (Kabineti i Presidentit, ora 15:00)

- Kryeministri Haradinaj bënë vizitë pune në ndërmarrjen prodhuese “Aulona” SHPK. (“Aulona” SHPK, Gjakovë, ora 15:45)
 

 

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2019

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me udhëheqësin e Kolegjit Heimerer. (Objekti i kolegjit Heimerer, ora 9:00)

-  Ministria e Financave organizon konferencë me temë “Fuqizimi i Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike dhe llogaridhënies menaxheriale në subjektet e sektorit publik në Kosovë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të diskutohet lidhur me mundësinë që Burgu i Prishtinës të shndërrohet në Muze. (Ndërtesa e Kuvendit, sallën N 302, ora 10:00)

- Drejtuesi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes, Glauk Konjufca dorëzon Padinë ndaj Dardan Molliqajt për shpifje dhe fyerje. (Objekti A në Pallatin e Drejtësisë, ora 11:00)

- Mbahet “Takimi i Këshillit ministror për integrime evropiane”. (Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu”, salla P-38, ora 11:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili, do të vizitojë Spitalin e Prizrenit. (Spitali i Prizrenit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Drejtoresha e Zyrës për Demokraci dhe Qeverisje të USAID-it Christina Davies, së bashku me anëtarin e Bordit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik Sami Ukën dhe Kryesuesin e Organit Shqyrtues të Prokurimit Blerim Dinën, do të flasë me rastin e prezantimit të raportit vjetor të monitorimit të prokurimit publik, i cili është përgatitur në partneritet me Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Hulumtuese. (Qendra Orion, ora 11:00)

- Në organizim të Iniciativës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë, mbahet protestë para Policisë së Kosovës, pas rastit të abuzimit seksual të një 16-vjeçareje nga mësuesi i saj, më pas dhe nga polici hetues. (Para stacionit “Qendra” në Prishtinë, ora 12:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Bankës Botërore në Kosovë Marco Mantovanelli e nënshkruajnë Marrëveshje për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturës Gjeohapësinore. (Ministria e Financave në ndërtesen e  Qeverisë, ora 13:30)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë - KOMF, nisur nga rasti i fundit i abuzimit seksual i nxënëses nga Komuna e Drenasit, organizon konferencë të jashtëzakonshme për media. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë do të shpërblejnë fituesit e fushatës #EcoKosovo2 dhe do të hapin ekspozitën me punimet më të vlerësuara. (Biblioteka Kombëtare "Pjetër Bogdani", ora 15:00)

- Me rastin e kryesimit të Kosovës në Bordin Qeverisës të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor, ambasadorët francezë dhe gjermanë në Kosovë, Didier Chabert, Christian Heldt, së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi dhe Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO-s, Djuro Blanusa do t'u drejtohen studentëve kosovarë për mësimet e nxjerra nga pajtimi franko-gjerman. (Qendra e Konferencave të Orionit, ora 15:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha në kuadër të projektit Young Cell Scheme 2018-2019 – Round XII Grantees, merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të deklaratave të mirëkuptimit nga studentët përfitues në kudër të projektit të bursave në bashkëfinancim në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, Sheshi “Skënderbeu”, salla P-38, ora 15:30)

- Shoqata Humanitare Nënë Tereza në rrugën "Carraleva" në Kodër të Trimave shënon 25 vjetorin e ambullantës mjekësore në të cilën është punuar në baza humanitare ku në ketë ambullantë janë kontrolluar mbi 57000 pacient nga viti 1994 gjerë në vitin 2002. (Restaurant Symphonya, ora 19:00)

Ngjarjet e datës 6 shkurt 2019

- Lansohet platforma “Kontratat e Hapura” e cila është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Lipjanit dhe implementuar nga Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova, me financim nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë. (Ndërtesa e komunës së Lipjanit, ora 10:00)

- Nënshkruhet kontrata “Rehabilitimi i linjës së 10-të hekurudhore, të segmentit Fushë Kosovë - Hani i Elezit në gjatësi prej 65 km”. (Ndërtesa Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Kontratës komerciale ndërmjet Infrakos dhe Generale Construzioni Ferrovarie, për Rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë - Hani i Elezit. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Komuna e Prizrenit do të nënshkruajnë Memorandumin e Bashkëpunimit për rifunksionalizimin e Zyrës së Antenës në Komunën e Prizrenit, zyrë kjo e cila është e paraparë të ndërlidhë bashkëpunimin ndërkufitar në mes të Shqipërisë dhe Kosovës, në kuadër të programit IPA BNK Shqipëri – Kosovë, program i cili financohet nga fondet e Bashkimit Evropian. (Objekti i Komunës së Prizrenit, kabineti i Kryetarit, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Prizrenit, për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Prizrenit, ora 12:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë në fabrikën Vipa Chips. (Fshati Pestovë, Vushtrri, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media, ku flet nënkryetari dhe deputeti Visar Ymeri. (Selia Qendrore e PSD-së në lagjen Arbëria, ora 14:00)

- OJQ Aksioni kundër dhunës dhe Ndërtimi i Paqes bën përurimin e librit “Dheu i ofshamës” dhe në premierën e filmit dokumentar të realizuar në kuadër të projektit “Ballafaqimi me të kaluarën në Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 5 shkurt 2019

- Në kuadër të Programit të Debatit dhe Edukimit Galeria Kombëtare e Kosovës organizon bised dhe kafe me artisten Rudina Xhaferi. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 10:30)

- Mbahet debati publik me temën "A mundemi të arrijmë deri tek marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës, nëse marrëveshja e parë nuk është zbatuar?". (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Kryetari dhe nënkryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për rastin e dëbimit të shtetasve turq, Xhelal Sveçla dhe Driton Selmanaj, mbajnë konferencë për media. (Holli i Kuvendit pranë sallës C 301, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën ndarjen e bursave për Shpresat Olimpike 2019. (Kabineti i ministrit, ora 13:00)

- Mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale, formimi i grupit punues për shqyrtimin e Strategjisë Shtetërore Kundër Korrupcionit 2018-2022 dhe Planit të Veprimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Në kuadër të Programit të Debatit dhe Edukimit Galeria Kombëtare e Kosovës organizon vizitë e udhëhequr për ekspozitë. (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Albin Kurti do të jetë pjesë e panelit në bashkëbisedimin me qytetarët e Pejës me temën "Dialogu Kosovë - Serbi dhe Bashkësia Ndërkombëtare", po ashtu pjesë e këtij paneli do të jetë edhe Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari. (Restaurant "Koha 3", në Pejë, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 4 shkurt 2019

- Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencen e radhës për media lidhur më temat e rëndësishme që prekin komunitetin biznesor. Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 9:30)

- Një vit pas zgjedhjeve të fundit komunale ku kandidatët për kryetar u zotuan se do t’ju përmbahen disa parimeve bazë për Qeverisje të Mirë, D+ prezanton të gjeturat dhe vlerësimin e respektimit të këtyre zotimeve gjatë vitit të parë të këtij mandati qeverisës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë lidhur me zhvillimin, kahjen dhe pritshmëritë nga dialogu Kosovë - Serbi për vitit 2019. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli viziton Shkollën Fillore “Jeronim De Rada”. (Afër Teatrit të qytetit në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj merr pjesë në dëgjimin publik me qytetarët e Rahovecit, për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 11:30)

- Me rastin e 4 shkurtit, ditës botërore kundër kancerit Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e Vetëvendosjes, ora 12:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komisionin Funksional me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Klinika e Onkologjisë dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK), me rastin e Ditës Botërore të Kancerit, organizojnë tryezë  me  temë  “Sëmundjet malinje, sfidat e menaxhimit të  tyre në  vendin tonë  dhe në  botë”. (Klinika e Onkologjisë  në  QKUK,   ora 12:00)

- Me rastin e premierës së monodramës “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë” nga Ridvan Dibra, në regji të Ben Apollonit mbahet konferenca për shtyp. (TQP Dodona, ora 12:00)

- Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Kinematografinë Projektligjit për Bibliotekat, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate mbanë koferencë për media. (Selinë Qendrore të PSD-së në lagjen Arbëria, ora 14:00)

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2019

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)
   
- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe e mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbahet konferenca vjetore e prokurorëve. (Hotel Emerald,  ora 10:00)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council në partneritet me Qendren për Art dhe Komunitet Artpolis organizojnë panel diskutimi me temë "Arti feminist në Kosovë - tabutë dhe sfidat". (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)
 

Ngjarjet e datës 1 shkurt 2019

- Mbi 50 punëtorë të “Elkos-it” në Zahaq të Pejës protestojnë para kësaj ndërmarrje tregtare  për shkaka të ndërprerjes së një anshme dhe të paarsyeshme të kontratave të punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje. (Fshati Zahaq, ora 8:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban tryezën e diskutimit gjatë së cilës do të publikohet hulumtimi “Mirëmbajtja problematike e rrugëve, vonesat dhe favorizimet”, që shpërfaq gjetjet e KDI-së nga monitorimi i kontratës së Ministrisë së Infrastrukturës për mirëmbajtje verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe regjionale të Kosovës 2017, 2018 dhe 2019. (Hotel Sirus, ora 10:00)

- Komuna e Klinës organaizon Akademin Përkujtimore në 575 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës.  (Qendra e Kulturës “Jehona e Dukagjinit në Klinë, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në akademinë dedikuar 575 vjetorit të Lidhjes së Lezhës. (Pallati i Kulturës "Jehona e Dukagjinit", Klinë, ora 11:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane: Cili ishte progresi i institucioneve gjatë vitit 2018?”. (Grupi për Studime Juridike dhe Politike, përballë Kino ABC, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të premten pret në takim kryetarin e Bashkisë se Linzit të Austrisë, Klaus Luger. (Zyra e kryetarit Haziri, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Administratës Publike, Mahir Yagcilar do të mbajë ligjëratë më temë: “Modernizimi i Administratës Publike në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. (Objekti i UBT-së në Prishtinë, ora 11:00)

- Komuna e Klinës inaguron bustin e Gjergj  Kastriotit – Skënderbeut në 575 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës. (Klinë, ora 11:40)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në zbulimin e bustit të Gjergj Kastriotit- Skënderbeut. (Klinë, Qendër, ora 11:35)

- Kryetarja e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Gentiana Begolli Pustina, dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Basri Ibrahimi, do të takohen nesër me qëllim të zyrtarizimit të nismës dy mujore, gjatë të cilës do të inspektohen të gjitha mediet në vend, përkatësisht do të monitorohen nga afër kushtet në të cilat punojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë medial sikurse edhe inspektimi i gjendjes së përgjithshme të të drejtave të tyre. (Zyrat e AGK-së, ora 13:00)

Ngjarjet e datës 31 janar 2019

- Fondacioni Jahjaga organizon tryezën “Punësimi i rinisë dhe grave: Qasja dhe vështirësitë në tregun e punës”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Mbahet seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

-  Me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së veteranit Haradin Bala, organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së degët në Drenas, organizojnë homazhe. (Kleçkë, ora 10:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Zahir Pajazitit me rastin e 22 vjetorit të rënies së tij. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 11:00)

- Shoqëria Civile nga komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nderë të ditës së rënies së heronjëve të kombit  Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët. (Kompleksi 'Zahir Pajaziti' në Orllan, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore me rastin e 22 vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Deputetja Arbërie Nagavci dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi mbajnë konferencë për media. (Holli e Kuvendit të Kosovës, ora 13:00)

- Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së degët në Drenas, organizojnë  akademi perkujtimore me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së veteranit Haradin Bala. (Salla e kulturës në Drenas, ora 13:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli vendos lule tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00)

- Kryesia e Sindikatës së Pavarur të  Doganës së Kosovës, mban konferencë urgjente për media lidhur me grevën. (Drejtoria e Doganës në Emshir, ora 15:30)

- Koordinatori Kombëtar për mbikëqyrjen dhe zbatimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë, Fatmir Limaj, pret në takim një delegacion të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si dhe përfaqësues të tjerë nga institucionet e Shqipërisë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Në përmbyllje të manifestimit “Flaka e Janarit” organizohet manifestimi “Pena e Flakës” në të cilën do të shpallen edhe rezultatet e konkursit anonim letrar në prozë e poezi. (Biblioteka e qytetit në Gjilan, ora 16:00)

- Kosovo 2.0 organizon bisedën e shkurtër "Jemi në grevë" me ç'rast, ndër të tjera, do të diskutohet rreth efekteve të grevave në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë, vazhdimin e punës së mësimdhënësve dhe mjekëve, kërkesave të sindikatave dhe kapaciteteve e vullnetin shtetëror për t’i plotësuar kërkesat e grevistëve. (Zyra e Kosovo 2.0, ora 18:00)
 

Ngjarjet e datës 30 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët  shqyrtimi i Draft planit të punës për vitin 2019-të. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN 302, ora 9:00)

- Internews Kosova do të organizojë tryezën e diskutimit “Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Konkurrencës - Ku po çalon zbatimi?”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Një grup i organizatave të shoqërisë civile organizojnë konferencë për media  për problemet që ka verzioni aktual i Ligjit për OJQ-te, dhe pasojat kryesore në rast të miratimit të tij. (Para Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 9:45)

- Mbahet seanca e parë plenare për sezionin pranveror e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore në 22- vjetorin e rënies së Heronjve të Kombit, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu. (Salla e Kuvendit Komunal në Junik, ora 11:00)

- Me rastin e 9 vjetorit të vdekjes së ish-nënkryetarit të LDK-së dhe ish-kryetarit të Komunës së Istogut, Fadil Ferati kryesia e LDK-së me strukturat e saj, bën homazhe te varri i tij. (Fshati Gurakoc në Istog, ora 12:00)

-  Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Pejës për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Pejës, ora 12:00)

-  Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj, merr pjesë në dëgjimet publike me qytetarët e Istogut për projektin e autostradës së Dukagjinit. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 15:30)

- Me rastin e kremtimit të 56-vjetorit të Traktatit mbi bashkëpunimin franko-gjerman i quajtur Traktati iI Elizesë, Ambasada e Francës në Kosovë në bashkëpunim me ambasadën Gjermane prezantojnë filmin “Transit” nga Christian Petzold. (Cineplexx Albi Mall, ora 20:00)

Ngjarjet e datës 29 janar 2019

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t'i  vizitoj grevistët në komunën e Ferizajt,  pikërisht ne ne çerdhen “Ardhmëria Jonë”. (Objekti i çerdhës “Ardhmëria Jonë” në Ferizaj, ora 9:15)

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t'i  vizitoj grevistët në shkollen fillore "Gjon Sereqi" në Ferizaj. (Objekti i shkolles 'Gjon Sereqi' në Ferizaj, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në të cilën do të shqyrtohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për letërnjoftim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Me rastin e hapjes së Thirrjes së Dytë për Propozime të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi dhe Kosovës 2014-2020 mbahet konferenca “Kick-off”. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 405, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës mban konferencën për media në të cilën do të publikohet “Indeksi i perceptimit të korrupsionit 2018” i përgatitur nga Transparency International. (Zyrat e KDI-së, ora 10:00)

- Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t'i  vizitoj grevistët në shkollen e mesme 'Dr Shaban Hashani'. (Objekti i shkolles se mesme 'Dr Shban Hashani' në Ferizaj, ora 10:20)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal  në të cilën do të shqyrtohet plani i Punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi, me ç‘rast do të publikohet raporti me gjetjet e monitorimit të procesit të shpronësimit të parcelave përgjatë trasesë së ndërtimit të autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Nënkryetarin e Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi. (Objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës mban konferencë për media. (Ndertësa e Komunes së Prishtinës, ora 11:00

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora  12:00)

- Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban mban tryezën me temë ''Projektligji për arsimin e lartë - ndikimi në sistemin arsimor''. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Ambasadës Britanike organizon një konferencë për media për të prezantuar raportin "Pavarësia, efikasiteti, llogaridhënia dhe integriteti i sistemit gjyqësor dhe prokurorial - Raport i monitorimit sistematik të Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial në vitin 2018”. (Zyrat e IKD-së, ora 13:00)
 
- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban mbledhjen e radhe në të cilën do të formoj grupin punues për amendamentimin e Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

 - Komisioni për Buxhet dhe Financa mban mbledhjen e radhe në të cilën do të  miratoj Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, ejt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 14:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Përkujtimore për dëshmorët dhe martirët e rënë në Bishtazhin dhe Rogovë të Hasit. (Pallati i Kulturës “Asim Vokshi”, Gjakovë, ora 17:00)

- Fondi për të Drejten Humanitare zyra në Kosovë organizon ligjëratën publike “Sot, 20 vite më parë: Rasti i Rogovës”. (Qendra e Dokumentimit Kosovë në bibliotekën Hivzi Sulejmani, ora 17:00)
 

Ngjarjet e datës 28 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 si dhe shqyrtimi i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e konsulencës pas Punëtorisë për Krijimin e Sistemit të Avancuar të Udhëtarëve. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të gjenden në Gjilan për të vizituar SHFMU “ Ibrahim Uruqi” në Bresalc. (Bresalc, ora 9:30minuta)
 
- Ministria e Zhvillimit Ekonomik mban takimin inaugurues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. (Ndërtesa e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 161-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në takimin e Këshillit Ndërministror për Investime Strategjike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Specialistët stomatologë të papunë do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës. (Para Qeverisë, ora 10:00)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë institucionin parashkollor “Ardhmëria 2”. (Gjilan, ora 10:20)

- Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës mbajnë takim me Ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka. (Objekti i MZHE, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë SHFMU “Selami Hallaqi” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski nënshkruajnë marreveshjen për njohjen reciproke të patent shoferëve. (Ojekti kryesor i ministrisë së Punëve të Brendshme, ora 11:00)

- Federata Sindikale e Telekomit të Kosovës pas takim me Ministrin e MZHE-së, Valdrin Lluka, mban konference per media për gjendjen në Telekom. (Para objekti i MZHE, ora 11:20)

- Kryetari  i SBASHK-ut me anëtarë të Këshillit Qendror Grevist do të vizitojnë Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan. (Gjilan, ora 11:40)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019 me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Financa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione ku do te shqyrtohet Draft plani i punës për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike Kthim në të cilën do të behët shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komisionit për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 17:00)

- Shënohet 19 vjetori i themelimit të Rinisë Demokratike të Kosovës. (Sheshi 21, ora 17:00)

Ngjarjet e datës 27 janar 2019

- Mbahet mbledhja e XXXVI e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje! Grand Hotel, ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe dhe merr pjesë në mbledhjen komemorative, pas ndarjes nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci. (Pranë arkivolit në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 10:35)

- Nën patronatin e Kryetarit të Komunës Haki Rugova do të mbahet turniri tashmë tradicional i Shahut, kushtuar “ Tre Dëshmorëve të Shkollës Shqipe” në Uçë. (Restorant “Butrint” në Istog, ora 11:00)

- Nën patronatin e Zyrës së Kryeministrit mbahet mbledhja komemorative për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të zëvendësministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

- Nën përkujdesjen e kryetarit të komunës se Deçan, Bashkim Ramosaj për nderë të shënimit të Ditës Përkujtimore të Holokausit shfaqet filmi dokumentar 'Trashëgimtarët e një Historie Shpëtimi', një rrëfim personal për marrëdhënien mes trashëgimtarëve të mbijetuarit dhe shpëtimtarit të tij, Arsllan Rezniqit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e varrimit e Arian Dacit. (Varrezat e qytetit të Prishtinës, Lagjja Arbëria, 13:00)

- Në kuadër të Manifestimit “Flaka e Janarit 2019” shfaqet “Kur hana del” me autor Ag Apolloni e me regji të Ben Apollonit. (Teatri “Adriana” të Ferizajt, ora 19:00)

- Mbahet ceremonia përmbyllëse e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës” ku edhe behët ndarja e çmimeve sipas kategorive konkurruese. (Kino Armata, ora 19:30)

Ngjarjet e datës 26 janar 2019

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council organizojn panel diskutimi "Arti si një protestë kundër shtypjes". (Galeria e Arteve të Kosovës, ora 12:00)

- Në kuadër të konferencës për sigurinë në rrugë jepet shfaqja e filmave konkurues në kuadër të Festivalit të I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”. (Kino Armata, ora 12:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovs, dega në Suharekë organizon manifestim me rastin e 29 vjetorit të themelimit. (Hotel Rozafa, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në promovimin e librit “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve”, të autorit Luan Tashi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 14:00)

- Drejtori Artistik i Festivali te I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”, Imer Veliu dhe Juria në një Konferencë për shtypsh palosin para opinionit qëllimin dhe programin e Festivalit. (Kino ABC, ora 17:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes së Festivalit të I-rë Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër Artistik “Siguria e Jetës”. (Kino ABC, ora 19:00)

- Shfaqet monodrama "Artisti i vetëm" në të cilën do të jetë prezent autori i tekstit dramatik, dramaturgu dhe romansieri i njohur gjerman Ralph Hammerthaler, i cili do të vij enkas nga Berlini për t'a parë shfaqjen, bashk me publikun Prishtinasdo. (Teatri i Qytetit të Prishtinës - Dodona, ora 19:00)

- Jepet shfaqja e autorit Jeton Neziraj e titulluar “Hipokritët ose pacienti anglez” regjinë e së cilës e kanë bërë Blerta Neziraj dhe Agon Myftari. (Qendra Multimedia, ora 19:00)

 

Ngjarjet e datës 25 janar 2019

- Kolegji “Tempulli”, AMRKS, Instituti i Sigurisë Rrugore dhe Hulumtimeve në Transport, Forumi i Kosovës për Siguri në Rrugë me mbështetjen nga Ministria e Infrastrukturës organziojnë Konferencën e 6-të Ndërkombëtare “Inspektimi, Auditimi dhe Rëndësia e Sistemeve Intelegjente në Transport”. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme mban konferencë për media në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si  dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë. (Ndërtesa e Ministrisë se Punëve të Brendshme, salla P 02,  ora 10:30)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon tryezën “Sfidat në mjekësi dhe bujqësi nga perspektiva akademike” ku do të flasin Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë dhe Dekani i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë, të cilët do t’i prezantojnë sfidat me të cilat përballen këto dy fakultete e rrjedhimisht edhe vendi ynë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Kompleksi Qafa, ora 11:00)
 
- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli takon përfaqesues nga Oda Ekonomike e Kosovës; Oda Ekomike Amerikane në Kosovë, Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, Oda Tregtare Kosovaro Turke, Aleanca Kosovare e Biznesit, Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe shoqatat të tjera nga fusha e ekonomisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në kuadër të Agjendës “Drejtësia 2020” do të mbahet punëtori për Ligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale, mbështetur nga projektit i BE-së “Mbështetje e vazhduar institucioneve të Kosovës në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe ekstremizmit të dhunshëm”. (Swiss Diamond, ora 11:00) 

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilën do të shqyrtohet Projekt - Statuti i Trepça. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon ceremoninë zyrtare të hapjes së zyrave të Ministrisë, së Kulturës, Rinise dhe Sportit në Prizren. (Sheshi Shadërvan, ndërtesa e ish rektoratit në Prizren, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të AKA. (Ndërtesa e Kuvendit, sallaN204, ora 13:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune ndërmarrjes M-Technologie. (Lebanë, Komuna e Prishtinës, ora 14:30)

- Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council prezantojnë projektin më të ri, që vjen si rezultat i një bashkëpunimi dyvjeçar midis pesë kuratorëve dhe institucioneve nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor, ekspozita e quajtur "Përceptimet". (Galeria Kombëtare e Kosovës, ora 18:00)

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shkurt 2019 - Mbahet kampionati ekipor në pingpong Liga e Parë e Meshkujve. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL të UÇK-së, organizojnë mbledhje komemorative, me rastin e ndarjes nga jeta të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Salla e Asamblesë Komunale në Deçan, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media për çështjen e Lumbardhit në të cilën flasin nënkryetarja Fatmire Kollçaku dhe anëtari i Kryesisë në Pejë Taulant Kelmendi. (Takimi me gazetarë bëhet tek hotel "Dukagjini", ora 12:00)

 - Mbahet ceremonia e varrimit të ish-luftëtarit Halim Tolaj. (Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Kombit në fshatin Prejlep, ora 13:00)