16 Dhjetor 2017

Zhvillimi i industrisë parakusht edhe për mirëqenien sociale

Prishtinë, 10 gusht - Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Nehat Mustafa, me bashkëpunëtorë, priti sot në një takim pune Luc Triangle, Sekretar Gjeneral i Industri All Europa.

Zotëri Luc shoqërohej nga nikoqirët e SPMK-së dhe të SPEK-ut. Ai, pasi paraqiti një pasqyrë të shkurtër të asociacionit që përfaqëson, u përqendrua në ndikimin e tij në ritmet e zhvillimit industrial në kuadër të Unionit Evropian dhe të Komisionit Evropian.

Duke dhënë detaje konkrete në këtë plan, ai konstatoi se zhvillimet e këtilla nuk janë pa ndikim edhe në rrafshin e mirëqenies sociale. Gjithnjë duke e parë edhe Kosovën brenda orbitës së UE-nit, Luc, ndër të tjera, u interesuar edhe për kornizën ligjore të Kosovës që trajton këtë problematikë.

Kur është fjala për resursin e investitorët e huaj këtu, ai e gjeti me interes të theksojë edhe mangësitë që paraqiten në këtë proces, duke vënë shënjestrën sidomos mbi çështjet e sigurisë dhe të korrupsionit.

Zv.ministri i MTI-së, Nehat Mustafa, ndërkaq, i bëri një përshkrim zhvillimeve në këtë fushë në Republikën e Kosovës, duke shpalosur sidomos përpjekjet e suksesshme pas nënshkrimit nga Kosova të masave të Stabilizim - Asocimit me Bashkimin Evropian.

Ai përmendi se në këtë kuadër janë hartuar e aprovuar një seri dokumentesh si Strategjia e Zhvillimit Kombëtar 2017 - 2021 e të tjera.

Në vazhdim u paraqit nevoja e kontakteve më të shpeshta në plan të informacioneve reciproke dhe të mërendimit të veprimeve lidhur me zhvillimin industrial si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të gjithmbarshëm të një vendi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 Dhjetor 2017 - Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur me hapjen e qendrave të votimit në zgjedhjet për kyrtar të komunës së Istogut. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 8:00)

- Në mesin e 2000 nxënësve do të përzgjidhen 250 finalistë ku do të garojnë në fazen finale të Garës Eureka. (Ambienti i Gjimnazit Hasan Nahi në Prishtinë, ora 11:00)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 11:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhjen e XXXI-të të Këshillit të Përgjithshëm. (Lokalet e American School of Kosova, ora 11:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 15:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 15:30)

- Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media në të cilen do të njoftoj lidhur pjesëmarrjen në votime deri në ora 19:00. (Salla e mbledhjeve të KQZ-së, ora 19:30)