28 Mars 2024

Zbulohen rezerva të reja nafte në Britani

Londër, 28 mars - Kompania energjetike angleze “Hurricane”, njoftoi se 97km në perëndim të ishujve Shetland në Detin Verior është zbuluar afërsisht 1 miliardë fuqi rezerva nafte.

Në deklaratën e bërë nga kompania thuhet se punimet për nxjerrjen e naftës janë planifikuar të fillojnë në vitin 2019, ndërsa u tha se në dy puse të sondazhit të hapura 30km larg nga njëra tjetra në thellësi 1 mijë e 156 metra është zbuluar një rezervë e “naftës cilësore”.

Robert Trice, njëri prej udhëheqësve të lartë të kompanisë ka deklaruar se “Besojmë se zbulimi i bërë në fushën e njohur edhe si ‘Greater Lancaster’ është zbulimi i dytë më i madh i bërë brenda ujërave territoriale të Mbretërisë së Bashkuar deri më tani”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)