20 Tetor 2019

VV ka dyshime për keqpërdorime në tenderin e qumështit për fëmijët

Prishtinë, 4 janar - Në periudhën 2014-2015, në tenderin për qumësht për klasat e I-V, oferta për një qumësht të vogël ka qenë 10 cent. Fitues i këtij tenderi ka qenë “Devolli group” Sh.P.K, me qumështin VITA dhe vlera e përgjithshme e kontratës ka qenë 200.000 EUR.

Për vitin 2018, i njëjti tender me të njëjtin numër të njësive, për të njëjtin numër të nxënësve i ka kushtuar Komunës 733,698.00 EUR. Për të njëjtat pecifikacione, i njëjti paketim dhe e njëjta kompani prodhuese, pra qumështi VITA nga “Devolli group” Sh.P.K. Vetëm se kompania prodhuese nuk ka marrë fare pjesë, edhe pse ka qenë përfituese e tenderit të parë.

Kjo është rrjedha e ngjarjeve me të cilën është dëmtuar buxheti i Komunës, pra paratë e qytetarëve për 530.000 EUR:

- Tenderi paraprak në periudhën 2014-2015 ka qenë me vlerën 200.000 EUR
- Në shpalljen e tenderit për vitin 2018, vlera e parashikuar e tenderit është bërë 730.000 EUR pa asnjë studim apo analizë. Dmth 530.000 EUR më shumë.
- Edhe pse si kompania më e lirë nga tenderi i parë, kompania prodhuese nuk merr fare pjesë në tender
- Tenderin e fiton kompania “Arbazen” LTD me vendodhje në Maltë, vend i cili njihet si një nga parajsat fiskale.
- Nga të dhënat në ARBK shihet qartë që kjo kompani është e lidhur direkt me kompaninë prodhuese “Devolli group” Shpk.
- Edhe pse në mes të dy tenderëve në fjalë, TVSH për qumështin është zvogëluar, oferta e kësaj kompanie dyfishohet në 19.4 cent
- Zyrtarët Komunal në vend që të bëjnë rrumbullaksimin në vlerën më të vogël, pra në 19 cent, vlera rrumbullaksohet në 20 cent.
- Si përfundim kemi dëmtim të buxhetit të Komunës prej 530,698 Eurove.

Anipse kryetari Ahmeti ka thënë se “ai nuk mund t’i tregoj asnjë kompanie se me çfarë çmimi duhet të konkurrojë”, me këtë skemë dhe me parashikimin e buxhetit prej 730.000 EUR veç kanë treguar, apo më mirë të themi kanë paracaktuar se cila kompani dhe me çfarë çmimi të marrin pjesë.

Prandaj i bëjmë thirrje, organeve hetuese dhe prokurorisë që sa më shpejtë të merren me këtë çështje dhe te hetohet deri në fund dhe të kërkoj përgjigjje në disa pyetje:

Cilat janë arsyet se kompania prodhuese edhe pse fituese e tenderit të parë, nuk merr pjesë në këtë tender, por merr pjesë një “satelit” i tyre nga Malta?

Cilat janë lidhjet e “Devolli group” Sh.P.K. me kompaninë fituese nga MALTA në tenderin e fundit?

Pse për vitin 2018 vlera e parashikuar e tenderit nga zyrtarët komunal bëhet 730.000 edhe pse tenderi paraprak ka qenë 200.000 EUR? Në çfarë është bazuar ky parashikim?

Pse vlera për njësi është rritur 100% ?

Pse rrumbullaksimi i çmimit për njësi është bërë në dëm të buxhetit të qytetarëve?

Besojmë se përgjigjjet në këto pyetje, do ta vërtetojnë se fituesi është ditur akoma pa aplikuar. Bile edhe çmimi.

Sa më shpejt të nisë hetimi do të pamundësoj që ky kryetar të vazhdoj keqmenaxhimin potencial edhe ne tendere të tjerë. Kjo është mjaft e rëndësishme marrë parasysh se vetëm nga ky tender për shkak te këtij keqmenaxhimi nga zyrtarët komunal është dëmtuar dëmtuar buxheti i qytetarëve të Prishtinës për mbi 500 mijë euro.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 tetor 2019

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe në mbështetjen e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe UN Women-it, mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit” me ç‘rast do të organizohet konferencë ndërkombëtare me moton “Drejtësia rikthen dinjitetin e viktimave”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri pret në takim kryetarin e Odës Ekonomike Indiano-Kosovare, Anil Mishra. (Zyra e kryetarit, ora 11:45)

- Familja Hoxha mban konferencë për media për të shprehur zhgënjimin me Qeverinë Rama për neglizhencën në zbardhjen e fatin e Remzi Hoxhes. (Hotel The Plaza Tirana, orën 10:00)