20 Prill 2024

Volvo do të prodhojë vetëm automjete elektrike

Stokholm, 6 korrik - Gjigandi suedez i automjeteve, Volvo Cars, njoftoi të mërkurën se nga viti 2019 çdo automjet i prodhuar nga kompania do të ketë motor elektrik, duke e bërë kështu energjinë elektrike thelbin e biznesit të ardhshëm.

\"Volvo do të prezantojë një portofol të makinave të elektrizuara përgjatë gjithë modeleve të veta, duke përqafuar kështu prodhimin e makinave tërësisht elektrike, hibride dhe makina të buta hibride”, tha kompania.

Në periudhën 2019-2021, kompania do të lançojë pesë modele tërësisht elektrike, tre nga të cilat do të jenë modele të Volvos dhe dy të tjera do të jenë automjete me performancë të lartë elektrike nga prodhuesi Polestar, një degë e kompanisë Volvo Cars.

\"Ky njoftim shënon fundin e veturës me motor vetëm me djegie të brendshme\", tha presidenti, njëherësh shef ekzekutiv i kompanisë, Hakan Samuelsson.

Volvo Cars planifikon që deri në vitin 2025 të shesë një milion automjete elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)