28 Mars 2024

Volkswagen tërheq 49 mijë automjete nga Kina, shkaku i defektit në frena

Pekin, 9 janar - Kompania “Volkswagen” ka tërhequr 49 mijë 480 automjete të saj në Kinë për shkak të defekteve në sistemin e kontrollit të shpejtësisë dhe në atë të frenave. 

Autoriteti kinez i Mbikëqyrjes së Cilësisë dhe Karantinës ka njoftuar se në procedurën e tërheqjes përfshihen modelet “Beetles”, të cilat janë prodhuar nga muajit korrik 2012 deri në gusht 2015, si dhe modelet “Golf”, të eksportuara nga “Volkswagen China” gjatë periudhës nga korriku 2012 deri në korrik 2013.

Gjiganti gjerman i automobilistikës thekson se pjesët me defekt do të riparohen ose ndërrohen falas.

Edhe BMW-ja kishte tërhequr muajin e kaluar 193 mijë e 611 automjete në Kinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)