18 Prill 2024

Volkswagen pranon t’i paguajë SHBA-së gjobën prej 4,3 miliardë dollarë

Frankfurt, 12 janar - Kompania automobilistike gjermane, “Volkswagen”, pranoi se ka përdorur softuerë mashtrues për testet e emisionit në rreth 11 milionë makina me motor nafte në mbarë botën.

E akuzuar për manipulim edhe në vlerat e matjeve, “Volkswagen” ka miratuar një draft-marrëveshje në kuadër të bisedimeve me autoritete të Departamentit amerikan të Drejtësisë, përmes të cilës pranon t’i paguajë Shteteve të Bashkuara të Amerikës një gjobë prej 4,3 miliardë dollarësh.

Trajta përfundimtare e akordit do të nënshkruhet gjatë ditëve në vijim nga drejtues të prodhuesit gjerman të makinave dhe Këshilli i Inspektimit të Departamentit amerikan të Drejtësisë.

Sipas marrëveshjes në fjalë, aktivitetet e kompanisë me seli në Volfsburg do të mbikëqyren nga një grup vëzhgues i pavarur.

Agjencia amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit kishte njoftuar në shtator të vitit 2015 se “Volkswagen” manipulon testet e emisionit, ndërkohë që makinat me naftë të kësaj marke prodhojnë një ndotje mjedisore 40 herë më të lartë sesa niveli normal.

Bëhet e ditur se presidenti i atëhershëm i Bordit Ekzekutiv të kompanisë gjermane ka dhënë dorëheqjen, ndërsa 10 drejtues të lartë janë pushuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)