24 Prill 2024

Venezuela merr kredi 2.2 miliard dollarë për rritjen e prodhimit të naftës

Karakas, 19 nëntor - Venezuela ka rënë dakord për një kredi prej 2.2 miliard dollarë amerikanë nga Kina.

Karakasi zyrtar njoftoi se shuma do të shpenzohet për rritjen e prodhimit të naftës, nëpërmjet sipërmarrjes së përbashkët me Korporatën Kombëtare të Naftës së Kinës (CNPC).

Kjo Korporatë dhe kompania shtetërore venezuelane e naftës synojnë të rritin prodhimin me rreth 277 mijë fuçi nafte në ditë. Kjo do të rritë eksportin në Kinë të mbi 800 mijë fuçive naftë në ditë nga Venezuela.

Njoftimi vjen pavarësisht kërkesës së presidentit venezuelan Nicholas Maduro ndaj vendeve anëtare të OPEC-ut për uljen e prodhimit të naftës dhe rikthimin e vlerës së mëparshme të çmimeve të naftës në tregun botëror. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)