24 Gusht 2019

Vazhdon rrënimi i pjesës pa leje të objektit Abi Çarshia në Prizren

Prizren, 25 korrik - Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se sot do të vazhdojë me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit Abi Çarshia, i cili gjendet në rrugën "Tirana" në Prizren.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme për ta penguar punën e Inspektoratit dhe me qëllim të transparencës në punë, Komuna e Prizrenti ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të jenë prezentë në këtë aksion.

Inspektorati ka pasur aksion për rrënimin e objektit të njëjtë edhe në muajin gusht të vitit të kaluar, kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër.

Por pas ndërhyrjes, me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati është detyruar të mos merr asnjë veprim derisa të bëhet revidimi i lejes nga ana e investitorit.

Por pasi që investitori përsëri nuk ka mundur të pajiset me leje për shkak se në atë zonë është paraparë plani rregullues i hollësishëm, dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar punimet në mënyrë ilegale për ndërtim të objektit, Inspektorati është obliguar të rimerr vendimin për rrënim.

Komuna Prizrenit është e vendosur ta zbatojë rendin dhe ligjin në gjithë territorin e komunës, pa përjashtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 gusht 2019

- Grupi i çiklistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! organizojnë kampanjën "Lëvizim". (Nisja bëhet nga sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban mbledhjen e Kryesisë. (Selia e LDK-së, ora 11:00)

- Ne dita e pestë e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest organizohet programi për fëmijë i shoqëruar nga koncerit dhe sfilata me kostume tradiconale. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 16:00)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Kur Pranvera Vonohet. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)