28 Mars 2024

Vazhdon inspektimi i rrjetit në tre zona të Prishtinës,

Prishtinë, 23 gusht - Fillimisht, Kompania Rajonale e Ujësjellësit ,, Prishtina ,, u kërkon falje konsumatorëve që jetojnë në pjesën e re të lagjes "Arbëria" "Dardania", dhe lagjja,,Kalabria,, të cilët linjën furnizuese e kanë nga rezervuari i Arbërisë në Prishtinë që, po bëhen shtatë ditë detektim dhe inpektim i rrjetit të ujësjellësit për gjetjen e defektit në gypin që i furnizon këto tre lagje me ujë të pijshëm.

Me këtë rast, kemi humbje të ujit dhe rënje të presionit në katet e larta të lagjeve të lartëcekura. E kemi cekë edhe herën e fundit që, inpektimi po realizohet nën dyshimin e bazuar në dëmtim nga disa palë të treta, ku ne si ujësjellës nuk jemi duke u informuar me kohë nga palët e tjera, derisa ende nuk po dihet saktësisht natyra e defektit të shkaktuar në atë rrjet.

Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë vazhdimisht në teren duke e bërë të pamundurën në saktësimin e rrjedhjes së ujit dhe janë duke u marrë sistematikisht me këtë problem, hap pas hapi, në shumë puseta, ujëmatës zonal dhe rrjetin në përgjithësi, pasi që ky rrjet ka një shtrirje të gjerë dhe vështirësi teknike deri në gjetjen e avarisë.

Një gjë e tillë po ndodhë që nga momenti i dëmtimit të gypit të ujit në lagjen ,,Dardania,, në Prishtinë nga kontraktorët e ndërmarrjes TERMOKOS.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)