19 Mars 2024

Vazhdojnë punimet në riparimin e gypit të ujit nga çeliku që vie nga Badoci

Prishtinë, 28 maj - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të vazhdon me riparimin e gypit të ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, gyp ky që vie nga Badoci në rezervuarin e Mirëditës.

Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ”Prishtina” ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot.

Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I ”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)