19 Prill 2024

UNDP zyrtarisht mbyll projektin Pikat e Zeza

Prishtinë, 26 gusht - Në prani të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Mahir Yagcilar, Zëvëndës Ambasadorit të Holandës Karel Brands, Drejtorit të UNDP-së, Z. Parviz Fartash, dhe zyrtarëve lokalë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) mbylli sot zyrtarisht projektin Pikat e Zeza (Hot Spots) në Artanë.

Me këtë rast, Ministri Yagcilar falenderoi UNDP-në dhe qeverinë e Holandës për këtë projekt. Ai u shpreh: “Unë jam shumë i kënaqur me përparimin e arritur gjatë këtyre tri viteve të kohëzgjatjes së projektit. Përveç rezltateve konkrete, është arritur edhe ngritja e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimi i të gjithë qytetarëve. Realizimi i këtij projekti, përveç që ka kontribuar në zvogëlimin e ndotjes dhe mbrojtjes së shëndetit, na jep edhe një mesazh të qartë se si duhet planifikuar me kujdes në të ardhmen për t’iu shmangur shpenzimeve për rehabilitim.”

Drejtori i UNDP-së, Parviz Fartash tha me këtë rast: “Përvoja e Bashkimit Evropian tregon se zhvillimi i këtyre pikave të ndotura mund të arrihet vetëm përmes iniciativave të integruara lokale dhe qëndrore të cilat mirren si meshkaqet ashtu edhe me pasojat e ndotjes. Projekti ka ofruar zgjidhje afat shkurtër dhe i mbetet faktorëve relevantë lokalë të bëjnë përpjekje të mëtutjeshme për të siguruar një zgjidhje më afatgjatë dhe më sistematike për pikat e ndotjeve industriale në Kosovë.”

Në linjë me objektivat e përgjithshme të komponentit rajonal, objektivat specifike të projektit në Kosovë kanë zvogëluar ndikimet në mjedis dhe në shëndetin e njeriut në pikat e nxehta prioritare prezente në Stan Tërg dhe në Artanë që ndërlidhen me aktivitetet e minierave dhe të përpunimit të mineraleve dhe objektet që janë prezente atje. Në veçanti koncentrimet e larta të metaleve të rënda helmuese që lirohen nga këto lokacione në komunitet kryesisht përmes ajrit dhe ujit.

Si pjesë e aktiviteteve të pikave të nxehta janë mbajtur disa trajnime me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve lokale në menaxhim dhe monitorim të lokacioneve industriale.

Janë ndarë dijet dhe kuptimi për parimet kryesore të përfshirjes (transponimit) dhe zbatimit të legjislacionit mjedisor të BE-së me fokus në miniera dhe cilësi të ajrit dhe zbatim të kërkesave legjislative mjedisore.

Si veprim mbështetës për punët dhe aktivitetet e sipërpërmendura kishim fushatën për ngritje të vetëdijes që nënvizonte përfitimet e komunitetit nga punët që ishin duke u kryer, ndikimet negative që kanë aktivitetet e kaluara të minierave dhe industrisë në shëndetin njerëzor dhe në mjedis dhe veprimet që komuniteti mund të ndërmerr në reduktimin e efekteve në shëndetin e tyre dhe në angazhimin në procesin vendimmarrës.

Qëllimi i kësaj fushate ishte që të fuqizojë komunitetin përmes informimit të plotë të tyre për gjendjen, duke i këshilluar se çfarë veprimesh mund të ndërmerren për të reduktuar ndikimet me konsideratë ndaj fushatave të stilit “jeta me plumb” të mbajtur në fushat tjera të prekura ngjashëm nëpër botë dhe për të identifikuar se çka tjetër mund të bëhet dhe si komuniteti mund të përfshihet në përmirësim dhe monitorim të vazhdueshëm të gjendjes.

Projekti është financuar nga qeveria e Holandës me vlerë prej 1, 610.000 US dollarë dhe është drejtuar nga UNDP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)