25 Shkurt 2021

Ujësjellësit “Prishtina” nis zbatimin e masave kundër përhapjes së Coronavirusit

Prishtinë, 12 mars - Pas vendimit  të Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat kundër përhapjes së koronavirusit  në të gjithë vendin, ka nisur menjëherë zbatimi i tyre nga ana e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina”.

Qeveria e Kosovës ka marr vendim për aplikimin e 11 masave mbrojtëse ndaj koronavirusit, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli pandemi.

Qeveria vendosi të ndalojë "eksportin e pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve përveç me vendim të qeverisë.

UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi bashkë me stafin e tij, ka nisur menjëherë zbatimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit në KRU”Prishtina”.

"Ne si  ndërmarrje publike jemi detyruar që të ndërmarrin menjëherë masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha objektet e KRU”Prishtina” sipas udhëzimeve nga ministria e Shëndetësisë të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike. Ne si ndërmarrje publike jemi duke e bërë edhe dezinfektimin e rregullt të mjeteve transportuese të punës."

"Ne kemi  obliguar në të njejtën kohë edhe laboratorin e akredituar të kompanisë që të merren me sigurimin e klorit për ujin e pijshëm dhe kemikateve të tjera në funksionim të mirëfilltë të trajtimit të ujit në tre fabrikat trajtuese dhe poashtu  të monitorojnë vazhdimisht cilësinë e ujit të pijshëm", thekson Parduzi.

Poashtu, maska të mjaftueshme për punëtorë, pajisje hixhienike për objektet prodhuese dhe administrative.

"Në të njejtën kohë kemi obliguar edhe shërbimin e administratës, gjegjësisht shërbimin e burimeve njerëzore që në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës të lirojë njërin prind nga puna, deri më datë 27 mars 2020, në mënyrë të përkujdesjes për fëmijët deri në moshën 10 vjeqare, pas marrjes së vendimit për ndërprerjen e procesit mësimorë të të gjitha niveleve", ka nenvizuar Parduzi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)