02 Mars 2021

Ujësjellësi ”Prishtina” u kërkon konsumatorëve të paguajn faturat e ujit

Prishtinë, 21 prill - Me qëllim të sqarimit  se, a duhet të paguhen faturat për shpenzimet e ujit dhe kanalizimit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit”Prishtina” u bën thirrje publike të gjithë konsumatorëve që sipas mundësive që kanë aktualisht,  të bëjnë shlyerjen e obligimeve mujore.

"Konsumatorë të nderuar, si rrjedhojë e disa deklaratave jo zyrtare nga persona jo kompetent është krijuar një huti se a duhet të paguhen shpenzimet mujore të ujit në këtë gjendje pandemie."

"Deri më tash, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” nuk ka asnjë kërkesë zyrtare nga Qeveria e Republikës së  Kosovës për mos pagesë të shpenzimeve të ujit nga qytetarët."

"Si rrjedhojë, kërkojmë nga ju që të vazhdoni të bëni pagesën e shpenzimit të ujit ngase këto do të i ndihmonin Ujësjellësit Prishtina që të ketë një likuiditet financiar dhe të vazhdojë të punoj për një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit", deklaron Kompania Rajonale e Ujësjellësit”Prishtina”.

KRU ”Prishtina”, ka bërë disa rregullime në sistemin elektronik të pagesave ku secili konsumatorë mund të qaset përmes E-banking dhe të bëjë pagesën e faturës së ujit dhe kanalizimit dhe jemi në konsultim me Ndërmarrjen Publike, Posta e Kosovës, e cila do të ofroj mundësinë që pagesat e ujit të bëhen edhe përmes arkave mobile, të cilat do të vendosen në secilën komunë, për ata konsumatorë  të cilët nuk mund të kenë qasje në sistemin elektronik të pagesave për arsye të ndryshme.

Përfundimisht, Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” u bën thirrje publike të gjithë konsumatorëve që sipas mundësive që kanë aktualisht,  të bëjnë shlyerjen e obligimeve mujore që të na mundësojnë një funksionim normal dhe një furnizim të rregullt me ujë të pijshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Mars 2021

- U.d. Presidentja Vjosa Osmani pret në takim të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. (Kabineti i Presidentes, ora 8:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj pret në takim përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak. (Zyret e Selisë Qendrore të PDK-së, ora 9:50 - mediat të marrin pamje nga ky takim)

- Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik dhe USAID në Kosovë, lansojnë dy module të reja të prokurimit elektronik. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

-  Koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mbajnë konferencë për media, me ç’rast do të bëhet dorëzimi i përgjigjes në padinë e ngritur nga kompania KelKos Energy Sh.p.k ndaj aktivistes Shpresa Loshaj.  (Para objektit të Gjykatës Themelore, dega Deçan, ora 11:00)  

- Naša Inicijativa organizon protestë paqësore kundër uzurpimit të vendeve të garantuara në parlament si pasojë e një procesi jodemokratik zgjedhor dhe të kompromentuar nga manipulime në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021. (Pikënisja e protestës fillon nga Hotel Grandi, ora 12:00)