31 Maj 2020

Ujësjellësi 'Prishtina' u bën thirrje konsumatorëve të vendosin ujëmatësit

Prishtinë, 1 gusht - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" njofton të gjithë konsumatorët në zonën ku ofron shërbime, ata të cilët nuk janë të pajisur me ujëmatës, se duke filluar nga sot deri më 15 gusht  2019 janë të obliguar që të vendosin apo instalojnë ujëmatësit në pronat e tyre, shtëpi, banesa, institucione dhe biznese të vogla e të mëdha.

Synimi i instalimit të ujëmatësve individual, aty ku nuk ka sipas Ujësjellësit "Prishtina" do të reflektojë në reduktimin e humbjeve të ujit dhe rritjen e shërbimeve tona gjithnjë e më cilësore karshi konsumatorit.

Pas instalimit të ujëmatësit dhe ofrimit të dëshmisë, KRU “Prishtina” vazhdon tutje procedurat për regjistrimin e ujëmatësit të konsumatorit, me të dhënat e plotësuara si:

Në të kundërtën, KRU Prishtina ka deklaruar se është e detyruar të bëjë shkyçjen nga ujësjellësi sipas Vendimit të dalur nga ARRU-ja mbi eliminimin e faturimit pa ujëmatës, respektivisht  mos instalimi i ujëmatësve apo refuzimi për bashkëpunim.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 Maj 2020

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, ora 16:00)