26 Shkurt 2021

Ujësjellësi 'Prishtina' siguron qytetarët për furnizim stabil me ujë të pijshëm

Prishtinë, 14 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' ka njoftuar se përveq zbatimit në përpikëri të masava kundër përhapjes së Koronavirusit, në të gjitha objektet administrative, fabrikat e ujit, stacionet e pompave, rezervuarëve, mjeteve transportuese të punës, i siguron qytetarët në zonën e shërbimit të gjithsej tetë komunave, furnizim stabil me ujë të pijshëm.

UD i kryeshefit ekzekutiv Kapllan Parduzi bashkë me zyrtarin kryesorë financiar Sokol Duraku vizituan natën e mbrëmshme në orën 23:00 të gjitha fabrikat e trajtimit të ujit të pijshëm, fabrikën në Shkabaj, Badoc e Albanik duke vazhduar më pas me stacionet e pompave dhe disa nga rezervuarët e ujësjellësit.

Ata vizituan punëtorët kujdestar dhe në të njejtën kohë u njoftuan me gjendjen reale rreth furnizimit me ujë për qytetarët.

Z. Parduzi i siguron të gjithë konsumatorët se sa i përket çështjes së furnizimit me ujë, cilësisë së ujit dhe gjithçka që ndërlidhet me fushëveprimtarinë e kompanisë karshi konsumatorit, është gjithçka në rregull dhe i siguron të gjithë që procesi i monitorimit të furnizimit me ujë nuk do të ndalet asnjë moment.

Në të njejtën kohë, laboratori i akredituar i KRU 'Prishtina' po vazhdojnë punën e tyre në monitorim të pandërprerë të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike të ujit të pijshëm.

"Ne tashmë, kemi në dispozicion të pandërprerë edhe ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit të cilët  janë në shërbimin tuaj", ka theksuar Parduzi.

Nëse hasni në rrjedhje të ujit nga gypat primar, sekondar apo terciar dhe nëse shihni ndonjë bllokim të pusetave të kanalizimit ,kudo qofshin brenda zonës së operimit, thërrisni në numrin kujdestar +383 44 520 270.

UD i kryeshefit ekzekutiv z. Parduzi i siguron të gjithë konsumatorët që, nuk ka vend për panik për çdo gjë që ndërlidhet me proceset e fushës së ujësjellësit dhe kanalizimit.

,, Jini të vëmendshëm për shëndetin tuaj, asgjë më të vlefshme nuk ka andaj, të mbrojmë njëri tjetrin duke pastruar vazhdimisht duart me ujë,,!

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Shkurt 2021

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 10:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' do të bëj nderime dhe do të vendos lule te varri i varri i Adem Demaçit. (Velani, ora 11:00)

- Organizata Etea, përmbyllë fazën e parë të projektit “Biblioteka Qarkulluese me strategjitë e lexim kuptimit”. (Kino Armata, ora 11:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve në fushën e trashëgimisë kulturore. (Parku arkeologjik "Ulpiana", ora 12:00)

- Këshilli Organizues ''Pranvera Shqiptare 81'' organizon tryezëm përkujtimore për Adem Demaçin në 85 vjetorin e lindjes. (Instituti Albanologjik në Prishtinë, ora 13:00)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj një aktivitet pranë objektit të Komunës së Prishtinës. (Objekti i Komunës së Prishtinës, ora 13:00)

- Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me rastin e dorëzimit të Padisë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore për Hidrocentralin Brezovica në Shtërpcë të Lëshuar nga Autoriteti Rajonal i Pellgjeve Lumore në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit. (Para Pallatit të Drejtësisë, Ndërtesa A, ora 14:00)

- Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi mban konferencë lidhur me progresin në procesin e rinumërimit dhe të aktiviteteve tjera që po zhvillohen në këtë qendër. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve, ora 15:00)