25 Qershor 2018

Ujësjellësi Prishtina në aksion shkyçje në Hajvali, borxhi mbi 1 milion euro

Prishtinë, 13 mars  - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina” ka njoftuar njofton konsumatorët borxhlinj të fshatit Hajvali, se gjatë ditës së sotme do të shkyçen individualisht nga shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Mbi 1400 shtëpi / konsumatorë të këtij fshati u kanë borxh KRU”Prishtina” sh.a. mbi 1 milion euro.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e KRU Prishtina njofton se me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Për këtë aksion,në fshatin e lartëpërmendur janë të angazhuar 4 ekipe të shkyçjes përfshirë edhe inspektorë.

Ata të cilët kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit do të shkyçen gjatë ditës së sotme, pas shumë vërejtjeve e njoftimeve që u janë bërë më parë.

Gjatë ditës së nesërme do të vazhdohet me shkyçje në fshatin Makovc, Llukar, Bardhosh, Besi, Trudë dhe të gjitha fshatrat e tjerë që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Prishtinë.

KRU ”Prishtina” sh.a. është duke i përmirësuar shërbimet për ujësjellës  dhe kanalizim, ujë të pijshëm 24 h pa ndërprerë, andaj u bën thirrje të gjithë konsumatorëve , që:

- T’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

- Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët,

- Duke filluar nga data 1 shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.
Mbi 1 milion euro borxhi i konsumatorëve të fshatit Hajvali, sot shkyçen

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)