18 Tetor 2019

Ujësjellësi Prishtina kërkon nga konsumatorët që kryejn obligimet financiare

Prishtinë, 19 nëntor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, se nga muaji janar 2018, ka filluar me masa ndëshkuese për të gjithë borxhlinjtë e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Me shkyçje sipas KRU "Prishtina" po përballet secili konsumatorë që ka, dy e më shumë fatura të papaguara ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

Ndëshkimi vlenë pë secilin konsumatorë, shtëpiak e institucional / komercial. Përveq aplikimit të shkyçjeve individuale të konsumatorëve borxhlinj, KRU,,Prishtina,, po merret edhe me procesimin e lëndëve te Përmbaruesit Privat. 

Brenda 10 muajve, janë realizuar mbi 1200 shkyçje nga sistemi i rrjetit të ujësjellësit. Veq në muajin tetor 2018 janë shkyçë  91 konsumatorë.

Në shkyçje janë të përfshira tetë komunat në të cilat operon KRU ” Prishtina” sh.a.si : Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Drenasi, Lipjani dhe Graçanica, me fshatra përreth.

KRU ”Prishtina” sh.a. fton konsumatorët që t’u përgjigjen pozitivisht të gjitha obligimeve financiare për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, në mënyrë që të evitojnë shkyçjen nga shërbimet,

Të gjithë konsumatorëve që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike, u bëjmë thirrje që të respektojnë në përpikmëri kontratat për riprogramimin e borxhit, gjithnjë duke paguar këstet e përcaktuara sipas kontratës së nënshkruar nga të dyja palët, në të kundërtën, lëndët e tyre do të procesohen te Përmbaruesit Privat.

Duke filluar nga muaji shkurt 2018, të gjithë konsumatorët që kanë përfituar nga Ligji për Faljen e Borxheve Publike dhe nuk iu janë përmbajtur Kontratës për pagesën me këste të borxhit të riprogramuar, do të iu rikthehet borxhi i falur, bazuar në Ligjin për Faljen e Borxheve Publike.

Orientimi i të gjitha aktiviteteve të punës do të kenë  për fokus konsumatorin me të gjitha përfitimet dhe rreziqet pa asnjë diskriminim, ku të gjithë konsumatorët do të kenë trajtim human dhe çasje në shërbim.

KRU,,Prishtina,, sh.a. për shkak të sigurimit të shërbimeve cilësore të ujit të pijshëm në pajtim me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfshirë furnizim me ujë të pijshëm dhe cilësorë 24 h pa ndërprerë , kërkon nga të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit / amvisëri, institucione e biznese që të jenë të rregullt në pagesat e tyre për shërbime të ujit dhe kanalizimit, sepse vetëm në këtë mënyrë është i mundur sigurimi i vetëqëndrueshmërisë financiare, kur dihet që ne si institucion, për t,u siguruar qytetarëve ujë të mjaftueshëm jemi duke e paguar kredinë prej 20 milion euro që e kemi marë nga Banka Gjermane për Zhvillim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 tetor 2019

- Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion të nivelit të lartë nga MCC, kryesuar nga znj. Caroline T. Nguyen, Drejtoreshë Menaxhuese e MCC për Evropë, Azi, Pacifik dhe Amerikë Latine, me këtë rast, do të nënshkruaj amandamentimin e Marrëveshjes CDF. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian Kundër Trafikimit me Njerëz dhe njëkohësisht hapjes së fushatës Kundër Trafikimit me Njerëz, Ministria e Punëve të Brendshme organizon konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e dhjetë te rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)

- Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur organiozn aktivitetin e shënimit të themelimit të qendrës për karrierë në SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren. (Objekti i SHMLT ,,11 Marsi” në Prizren, ora 10:30)

- Komisioni i Pavarur i Mediave do të mbajë konferencë për media në lidhje me prezantimin e  “Raportit të monitorimit të  Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele  gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme 2019”.  (Zyra e KPM-së, qyteza Pejton, ora 12:00)

- Galeria Qahili organizon hapjen e ekspozitës "20" të Mentor Avdilit. (Galeria Qahili, ora 20:20)