18 Janar 2021

Ujësjellësi Prishtina fillon procedimin e konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit

Prishtinë, 7 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve deri në 3 vjet, kërkon nga ju  që të përmbushni obligimin tuaj ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

KRU “Prishtina” sh.a.,  do të filloj përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro). Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat krijon shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Janë përgatitur 250 lëndë që të dërgohen në këtë javë te Përmbaruesit Privat, (kryesisht lëndë me borxhe  të larta) ndërsa edhe 250 lëndë të tjera javën tjetër.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020 - Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)