28 Mars 2024

Ujësjellësi 'Prishtina' bën thirrje për pagesa të faturave të ujit dhe kanalizimit

Prishtinë, 10 prill - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) i ka bërë thirrje konsumatorëve të paguajnë shërbimet për ujë dhe kanalizim.

KRUP falënderon të gjithë konsumatorët  për pagesa të shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit.

"Çdo pagesë që ju e bëni për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit, do të kthehet në investime afatgjate, duke e përmirësuar në vazhdimësi çdo shërbim që ndërlidhet me ujin dhe kanalizimin."

"Ne kërkojmë nga ju që keni mundësi, të bëni pagesa për shërbimet e ujit dhe kanalizimit për dy arsye, mos lejimin e grumbullimit të borxhit tuaj  dhe për shkak të ruajtjes së qëndrueshmërisë financiare të kompanisë që ndërlidhet me shërbimet e ofruara", thekson KRUP.

Nëse vendosni të realizoni pagesë në pikat e arkëtimit, ju lutem respektoni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbajtjen e distancës sociale dhe masat tjera mbrojtëse.

Përveq pikave të arkëtimit të KRU”Prishtina” sh.a., pagesa mund të bëni edhe përmes Postës, bankave komerciale dhe institucioneve mikrofinanciare.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)