26 Prill 2018

Turqia zë vendin e parë në Evropë për prodhimin e autobusëve

Ankara, 29 mars - Zëvendësministri i Shkencës, Industrisë dhe Teknologjisë se Turqisë, Hasan Ali Çelik tha se Turqia zë vendin e parë në Evropë për prodhimin e autobusëve.

“Ne zumë vend në radhitjen botërore në sektorin e automobilistikes. Ne Evropë jemi të parët në prodhimin e autobusëve. Në prodhimin e automjeteve tregtare të lehta zëmë vendin e dytë në prodhimin e automobilave jemi të gjashtët. 

Çelik mbajti një fjalim në Kongresin e 5-të Ndërkombëtar për të Ardhmen e Sektorit Automobilistik të organizuar nga ana e Dhomës së Industrisë së Konjas në Qendrën e Kongreseve ‘Selçuklu’. 

Ai tha se në sektorin automobilistik vetëm prodhimi nuk është i mjaftueshëm.

“Nëse ato që prodhoni në sektorin automobilistik nuk gjejnë vend të tregun botërorë atëherë nuk ka një vlerë ekonomike. Ju mund ta pëlqeni atë që është prodhuar por kjo ka një kontribut shumë të vogël për vendin. Konkurrenca në sektorin automobilistik në rritje është aq e fuqishme sa që shumë kompani do të bashkohen sot dhe në të ardhmen."

"Në të ardhmen sektori automobilistik do të jetë shumë i fuqishëm, një sektor që punon me një përqindje të ulët fitimi por që arrin standard të lartë cilësie dhe do të marrë formë me firma që shohin drejt të ardhmes me një infrastrukturë shkencore” tha zëvendësministri turk.

Ai theksoi se kërkesat e klientit janë të shumëllojshme dhe në bazë të këtyre kërkesave duhet të marrë formë edhe prodhimi.

Gjithashtu bëri të ditur se në të ardhmen Turqia kërkon të marrë më shumë pjesë nga ky sektor dhe do të bëjë ç’të jetë e mundur për këtë. 

Në konferencën që do të zgjasë dy ditë dhe do të zhvillohen 4 seanca, do të bëhen prezantime në temat e prodhimit në industrinë automobilistike turke, teknologjitë e gjeneratës së re në automobilistikë, sektori global automobilistik dhe modelet e ardhshme të biznesit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)