29 Mars 2024

Trepça, aset i injoruar, i keqpërdorur dhe i keqmenaxhuar


Prishtinë, 13 korrik - Lëvizja për Bashkim ka vlerësuar se “Trepça” përbën potencial që të bëhet vërtet njëra prej shtyllave të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

Përkundër kësaj, ky gjigant sipas LB-së vazhdimisht është keqpërdorur e keqmenaxhuar nga të gjitha qeveritë e deritashme.

"Ky aset i madh vazhdon të mbetet në agoni të thellë edhe si pasojë e injorimit të tij nga institucionet e vendit, duke mos e miratuar për një kohë të gjatë ligjin për të, në njërën anë; dhe, si pasojë e abuzimit me të nga partitë politike, përmes emërimit të një bordi krejtësisht joprofesional, i cili përfaqëson interesa të ngushta grupore e partiake, në anën tjetër", thekson LB.

Kjo sjellje sipas LB-së është krejtësisht e papranueshme! Është iluzion të presim zhvillim ekonomik të vendit nga cilado qeveri që këtë potencial e trajton në mënyrë të tillë.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim e fton Qeverinë e Kosovës që ta trajtojë me seriozitetin më të madh çështjen e Trepçës, në përgjithësi, dhe të kërkesave të minatorëve grevistë, në veçanti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)