28 Mars 2024

Tregtia globale e gazit të lëngshëm natyror rritet në 360 milionë tonë

Amsterdam, 26 shkurt - Kompania "Shell" ka bërë të ditur se tregtia globale e gazit të lëngshëm natyror u rrit në 360 milionë tonë, 1 milion ton më shumë se vitin e kaluar krahasuar me vitin paraprak.

Sipas raportit të publikuar nga Shell, kërkesa për gazit të lëngshëm natyror, e cila është e rëndësishme për ekonominë e energjisë me karbon të ulët, gati do të dyfishohet deri në vitin 2040 për të arritur në 700 milionë tonë.

Derisa kërkesa për gaz natyror vazhdon të rritet në vendet aziatike, shumë vende pritet t'i drejtohen gazit natyror për të ulur emetimet e karbonit. Përveç kësaj, rritja e sasisë së gazit të përdorur për të gjeneruar energji elektrike konsiderohet si një nga treguesit që do të shkaktojë rritje të kërkesës.

Nga ana tjetër, nevojiten më shumë investime në sektor në mënyrë që të shmanget një mungesë e mundshme e furnizimit në të ardhmen.

Sipas raportit, i cili thotë se tregtia globale e LNG-së vazhdon të rritet, tregtia e gazit të lëngshëm natyror u rrit në 360 milionë tonë me një rritje prej 1 milion ton vitin e kaluar krahasuar me vitin paraprak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)