23 Prill 2024

Toyota synon rritjen e prodhimit dhe shitjeve të makinave me hidrogjen

Tokio, 27 maj - Kompania e njohur japoneze e prodhimit të makinave, "Toyota", njoftoi të shtunën objektivin për të rritur shitjen e makinave me hidrogjen në të paktën 30.000 njësi në vit pas 2020-s, ndërkohë që shitjet e modelit "Mirai" ka qenë vetëm 3.000 njësi vitin e kaluar.

Për të arritur këtë objektiv, gjiganti i makinave japoneze do të ndërtojë një uzinë të re për të rritur prodhimin në seri të baterive dhe një linje të re në një uzinë ekzistuese për prodhimin e serbatorëve me hidrogjen të presionit të lartë.

"Këto dy qendra do të fillojnë operacionet e tyre në vitin 2020", theksoi "Toyota" në një komunikatë.

Prodhuesi japonez është pioner botëror i makinave me bateri të ushqyera me hidrogjen, avantazhi më i madh i të cilave është të mos lëshojnë asnjë substancë ndotëse kur ato ecin.

"Mirai" ka njohur një sukses modest, veçanërisht për shkak të çmimit dy herë më të lartë sesa ai i një veture elektrike dhe nga mungesa e karikuesve elektrikë.

"Por shitjet po rriten në mënyrë progresive", nënvizoi "Toyota".

Ato kanë arritur nga rreth 700 njësi në vitin 2015m në rreth 2.000 në 2016-n dhe në 3.000 njësi në 2017-n.

"Mirai" është sot i disponueshëm në 11 shtete (Japoni, SHBA e 9 vende evropiane) dhe grupi japonez shpreson të shitet në rajone të tjera të botës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)