10 Gusht 2022

Toyota lidere e shitjeve në SHBA

Washington, 5 janar - Toyota ia kaloi General Motors (GM) si kompani prodhuese që ka shitur më shumë automjete të reja në SHBA në vitin 2021.

Toyota vitin e kaluar realizoi 2,33 milionë shitje të automjeteve të reja, pavarësisht mungesës së furnizimit me pjesë për automjetet.

Sipas një deklarate nga prodhuesi japonez i automjeteve, shitjet regjistruan rritje prej 10,4 për qind në krahasim me vitin 2020.

Ndërkohë, GM realizoi shitje prej 2,2 milionë automjete në SHBA vitin e kaluar, duke regjistruar rënie prej 12,9 për qind nga viti 2020.

Me këtë, Toyota ka mposhtur GM-në si lider i shitjeve në SHBA për herë të parë që nga viti 1931.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 gusht 2022

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00) 

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit SHAL 57. (Hoteli Grand, ora 12:30)