21 Gusht 2017

Toyota dhe Mazda do të prodhojnë makina në SHBA

Tokio, 5 gusht - Prodhuesi më i madh i automobilëve në Japoni dhe një rival më i vogël njoftuan plane për të hapur në Shtetet e Bashkuara një fabrikë makinash me një vlerë të përgjithshme prej 1.6 miliardë dollarësh.

Toyota dhe Mazda thanë të premten se kur fabrika të fillojë nga puna në vitin 2021, ajo do të krijojë 4,000 vende pune. Fabrika do të prodhojë 300 mijë automjete në vit.

Dy kompanitë thanë se do të bashkojnë forcat në teknologjitë kryesore të gjeneratës së ardhshme, duke përfshirë edhe automjetet elektrike.

Gjatë fushatës zgjedhore, Presidenti Donald Trump e kritikoi Toyotën për transferimin e prodhimit dhe vendeve të punës në Meksikë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Gusht 2017 - HardhFest, festivalit i vetëm i Vjeljes së Rrushit, Verës dhe Rakisë në Kosovë, organizon konferencë për media për të njoftuar lidhur me festivalin. (Bonzai, prapa Pallatit të Rinisë, ish - Duplex, ora 12:00)

- Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor - Autostrada Biennale hap ekspozitën për publikun në tëgjitha hapësirat e në Prizren, përfshirë hapësirat në qendër të qytetit, shtëpitë e vjetra, stacionin e autobusëve dhe hapësirave përreth, përgjatë lumit Lumbardhi në zonën e Marashit, në kodra dhe kala, do të gjenden vepra lidhur me gërmadhat, mjediset njerëzore-natyrore dhe hapësirën kohore përtej kufijve njerëzorë. (Prizren, ora ora 12:00)