15 Tetor 2019

Themelohet grupi punues për vlerësimin e aseteve të Trepçes

Prishtinë, 31 korrik - Me vendimin e miratuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës është themeluar Grupin punues teknik për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të ndërmarrjes shoqërore “Trepça” Sh.A., dhe përfshirja e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare “Trepça” Sh.A.

Grupi do të përgatisë propozimin final për Qeverinë, jo më larg se tre muaj pas miratimit të këtij vendimi.

Qeveria ka themeluar gjithashtu edhe Grupin Punues Teknik për trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga Sindikata e Minatorëve të “Trepçës”.

Miratimin nga Qeveria e ka marrë edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për themelimin e Këshillit Ndërministror për Ujërat, si trup koordinues dhe vendimmarrës që shqyrton çështjet sistemore të administrimit me ujëra, harmonizimin e nevojave dhe interesave të ndryshme, si dhe propozon masat për zhvillimin, shfrytëzimin dhe mbrojtjen e resurseve dhe sistemit ujor të Kosovës.

Kabineti Qeveritar ka miratuar sot edhe Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për pjesëmarrjen e Kosovës në programin ‘Evropa kreative” për mbështetje të sektorëve kulturorë dhe kreativë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka shprehur shqetësimin për mos miratimin e projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve për shfrytëzimin e fondeve të IPA-s. Ky veprim i Kuvendit është në kundërshtim me interesat e Kosovës dhe zhvillimit të saj.

Në mbledhjen e sotme është miratuar Projektligji për të drejtën ndërkombëtare private. Projektligji rregullon përcaktimin e të drejtës sa i përket marrëdhënieve në të drejtën private të cilat kanë elemente ndërkombëtare.

Edhe Rregullorja për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë, ka marrë aprovimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Rregullorja përcakton organizimin e brendshëm  të Ministrisë së Drejtësisë dhe organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrje të Ministrisë së Drejtësisë.

Është aprovuar propozimi  i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokale për kërkesën e Komunës së Skenderajt për tërheqjen nga procesi i privatizimit dhe kthimit në pronësi të komunës të pronave të ish-Kooperativës Bujqësore “Runik” me qëllim të realizimit të interesit publik.

Kabinete qeveritar ka miratuar vendimin për shfuqizimin e vendimit 02/57 të datës 17.07.2018 që obligon Doganën e Kosovës për zbatim të vendimeve të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, për vendosjen e masës së përkohshme mbrojtëse në importin e pemëve, perimeve dhe për importin e qumështit me origjinë nga Bosnjë dhe Hercegovina. Gjithashtu është shfuqizuar edhe vendimi 15/58 i datës 24.07.2018, për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit 02/57 të datës 17.07.2018.

Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike për negocimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e diasporës ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Edhe propozimi i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka marr miratimin e kabinetit qeveritar për nismën e lidhjes së Marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Mbretërisë së Holandës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Është aprovuar edhe vendimi  për  rritjen  e numrit të stafit me katër inspektor, në Drejtorinë e Inspekcionit në Komunën e Obiliqit, me qëllimit të administrimit dhe kontrollimit  të investimeve(ndërtimeve) në sektorin e ndërtimit dhe mjedisit në Komunën e Obiliqit, përkatësisht në Zonën e Interesit të Veçantë Ekonomik.

Me propozimin e Ministrisë së Forcës së Sigurisë, është aprovuar kërkesa e Komunës së Deçanit për zhvarrimin dhe rivarrimin e dëshmorëve të fshatit Isniq, proces të cilin do ta kryej Ministria e Forcës së Sigurisë.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 tetor 2019

-  Oda Ekonomike e Kosovës do të mbajë konferencë për media lidhur me zhvillimet në sektorin privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëorganizim me MASHT-in dhe OJQ – të mjedisore do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Ecjes së Lirë në Natyrë. (Parku “Germia”, ora 10:00)

- Shoqata Down Syndrome Kosova në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizon “Panairi i karrierës: takimi i punëdhënësve me punëkërkuesit” i cili zhvillohet në kuadër të fushatës ndërgjegjësuese për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Fakulteti Ekonomik i Universitetit Publik të Gjilanit “Kadri Zeka” organizon takimin Fakultet-Biznese, ku do të diskutohet për të ardhmen e Fakultetit dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe praktikes per studentet. (Objekti i Universitetit të Gjilanit, ora 12:00)

- Hapet edicioni i dytë i Metamorphosis. Flirting with leftovers e cila është një  intervenim artistik, specifik për lokacionin,  konceptuar nga artistja Koja. (Ish Restorant Marsi, rr. Bedri Gjini - Kodra e Trimave, ora 18:30)