04 Qershor 2020

Testohet linja magjistrale për furnizim me ujë të Fushë Kosovës

Fushë Kosovë, 21 qershor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Prishtina" (KRUP) ka bërë të ditur së sot do të fillojë me testimin e linjës magjistrale për furnizim me ujë të Fushë Kosovës.

KRUP ka theksuar se, përgjatë testimit me furnizim me ujë një pjesë për disa sekonda do të ketë ujë të turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.

"Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme , nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujēsjellësin, pasi që ekipet mobile nesër do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar firnizimin me ujë!", ka njoftuar KRUP

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 Qershor 2020

- Mbahet ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)
   
- Kompanitë e auto-shkollave protestojnë për rifillimin e punës. (Para Ministrise se Infrastruktures, ish-pallati i Rilindjes, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin “Dështimi i gjykatave në mbushjen e Programit për Kompensimin e Viktimave të Krimit”. (Hotel “Sirius”, ora 10:30)
   
-  Mbahet seancë e Kuvendit në të cilën pritet të formohet Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë së virusit “COVID-19” nga ana e Qeverisë së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Lakrishte. (Lagja Lakrishte në Prishtinë, ora 11:00)

- Këshilli iniciues i punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës organizon protestë para mensës së Termocentralit Kosova B. (Termocentrali Kosova B, Obiliq, ora 12:00)