19 Prill 2024

Tesla ndërton baterinë më të madhe në botë

Canberra, 24 nëntor - Kompania amerikane për prodhimin e automjeteve elektrike dhe për ruajtjen e energjisë elektrike "Tesla" në Australinë Jugore ka përfunduar ndërtimin e baterisë më të madhe të litiumit në botë.

Kryeministri i Shtetit të Australisë Jugore, Jay Weatherill në një deklaratë për media të publikuar në faqen e Kryeministrisë ka njoftuar se Tesla ka përfunduar ndërtimi i baterisë më të madhe të litiumit në botë.

Ai vuri në dukje se për përfundimin e baterisë është kryer një punë shumë e madhe në një kohë të shkurtër dhe se do të zhvillojë një vizitë për të shprehur falënderimet për ata që kanë kontribuar në këtë punë, ndërsa shtoi se  "Bateria më e madhe e litiumit në botë do të jetë një pjesë e rëndësishme e përzierjes sonë të energjisë. Australia Jugore jep një mesazh të qartë se do të jetë lidere në sistemin e depozitimit të baterive të energjisë së rinovueshme".

Bateria gjigante, e cila do të ruajë energjinë që do të prodhohet në objektin e energjisë së prodhuar nga era të ndërtuar nga kompania Neoen pranë qytetit Jamestown, do të jetë në gjendje të furnizojë me energji elektrike 30 mijë shtëpitë e zonës për rreth një orë.

Menaxheri i kompanisë "Tesla", Elon Musk tha se në shtator bateria gjigante prej 100 megavat ishte në ndërtim e sipër dhe ishte rreth tre herë më e madhe se shembujt alternativ të saj dhe se do ta përfundonin në një afat prej 100 ditësh.

Bateria më e madhe e litiumit që është prodhuar deri më tani në botë thuhet se ka një kapacitet prej rreth 30 megavat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)