29 Mars 2024

Sot hapet panairi tradicional Natyra 2010

Prishtinë, 10 qershor - Edicioni i gjashtë i panairi tradicional të mobilierisë dhe industrisë së drurit në Kosovë Natyra 2010 organizohet sërish nga Shoqata e Përpunuesve te Drurit të Kosovës, me mbështetje të Programit për Ndërmarrje Private të Kosovës (KPEP) të USAID-it dhe Agjensionit për Promovim të Investimeve në Kosovë-IPAK. 

Në këtë panair marrin pjesë si ekspozues shumë kompani nga Kosova, Shqipëria, Italia, Kroacia, Serbia dhe vende të tjera. Panairi Natyra 2010 ju ofron dyer, dritare, kuzhina, enterier dhe makineri për përpunuesit e drurit-teknologji.

Në ceremoninë e hapjes marrin pjesë Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Lutfi Zharku, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci, Drejtoresha e Misionit të USAID/Kosovë Patricia Rader, Drejtor i KPEP David Cowles.

Panairi hapet në zonën Industriale Prishtinë, përballë Maxi Market në ora 11:00.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)