20 Prill 2024

Sofja do të paguajë 4,8 milionë euro për naftësjellësin

Sofje, 27 korrik - Bullgaria u pajtua të paguajë 4,88 milionë euro për naftësjellësin Burgas-Aleksandropolis, deklaroi për RIA „Novosti“ zëvendës kryetari i „Transneft“, Mihail Barkov.

Siç shkruan „Bgnes“, Barkovi ka marrë pjesë në bisedimet me zëvendës kryeministrin dhe ministrin e Financave, Simeon Xhankov që u mbajtën në Sofje më 22-23.

„Është arritur mirëkuptim i ndërsjellë për pagesën e borxhit për projektin me vlerë prej 4,88 milionë eurove, pasi që shteti bullgar pranoi se ekziston një borxh i tillë nga ana e saj që duhet të paguhet“, shtoi ai.

Barkov tha se bisedimet janë „të mira dhe konstruktive“, duke shtuar se Bullgaria merr përsipër përgjegjësinë për pjesëmarrjen e saj në projektin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)