19 Prill 2024

Sindikata fton për kujdes nga temperaturat tropikale

Prishtinë, 30 qershor - Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) fton kompanitë që të tregojnë kujdes ndaj punëtorëve gjatë ditëve me mot të nxehtë.

\"Apelojmë te institucionet dhe pronarët e kompanive, e sidomos të  kompanive ndërtimore që të kenë kujdes dhe ta ruajmë shëndetin e punëtorëve në këto temperatura tropikale\", thuhet në apelin e sindikatës.

\"Çdo lëndim apo edhe diçka më e rëndë, Sindikata e jonë do të akuzoj drejtpërdrejt këta akter për mosrespektimin e kushteve të punës. Mund të gjenden solucione të mjaftueshme që punëtorët të ruhen nga këto temperatura të larta\", thuhet në apelin e sindikatës të nënshkruar nga kryetari Juuf Azemi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)