29 Mars 2024

Siemens përjashton 2.000 të punësuar

Berlin, 6 gusht - Gjiganti industrial gjerman “Siemens” kumtoi se do të përjashtojë 2.000 persona nga sektori për teknologji informatike si pjesë e programit për zvogëlimin e shpenzimeve i cili u prezantua në mars.

Kompania dhe përfaqësuesit e punëtorëve arritën marrëveshje për implementimin e këtij vendimi në mënyrë të përgjegjshme sociale, qëndron në kumtesën, transmetoi Blic-i serb.

Punëtorëve do t\'u ofrohet shfuqizim vullnetar të marrëveshjeve në bazë të pensionimit të parakohshëm ose skadimit të marrëveshjes ekzistuese.

Kompania punëtorëve u ofroi stërvitje për vend tjetër të punës.

Në fund të vitit 2009 kompania kumtoi se në mbarë botën në IT sektorin kanë rreth 35.000 të punësuar, prej të cilëve 10.000 në Gjermani.

“Siemens” vendosi që si pjesë e programit për rikonstruim të përjashtojë 4.200 punëtorë në mbarë botën.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)