19 Mars 2024

Shoqata e Naftarëve kërkon kritere për ndërtimin e pikave të karburantit


Prishtinë, 21 shkurt - Shoqata e naftarëve i ka shkruar letër kryeministrit, Albin Kurti ku ka kërkuar që të ketë kritere për ndërtimin e pikave të karburantit sipas standardeve të BE-së dhe kategorikisht kemi qenë kundër ndërtimit të pikave të reja të karburantit, por kërkesa jonë ka hasur në vesh të shurdhër deri më tani.

"Një prej standarteve të BE-së është distanca në mes të pikave të karburantit, në rrugë lokale-komunale prej 5 deri në 10 km, rrugë magjistrale prej 10 deri në 15 km si dhe në autostrada prej 20 deri në 25 km", thuhet në letren e kryetarit te shoqatës, Fadil Berjani.

Shoqata kerkon nga qeveria që të merr masa sa ma shpejtë lidhur me këtë çështje shumë të ndjeshme pasi që jemi shteti më i vogel në botë por me më së shumti pika karburanti.

"Prandaj edhe njëherë kërkojmë nga ju që të merrni masa që ky kriter të respektohet në tërsi", thuhet në fund të letrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)