19 Prill 2024

Shitja evropiane e automjeteve zvogëlohët për 6,2 për qind

Paris , 17 korrik - Kompanitë e mëdha të automobilave, siç janë “Fiat”, “Ford” dhe “Tojota”, tashmë tre muaj me radhe, e kryesojnë listën e të falimenturave të goditur nga rënia e shitjes evropiane të automobilave, pasi që qeveritë e anëtareve të BE-së i pezulluan masat për stimulim të furnizimit të automjeteve të reja, kumtoi Shoqata e prodhuesve evropianë të automjeteve. (EAMA).

Regjistrimi i automobilave të rinj në qershor është zvogëluar për 6,2 për qind në 1,38 milionë në krahasim me muajin e njëjtë vitin e kaluar, ndërsa dërgesat në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur në 0,6 për qind në 7,5 milionë automjete.

Kërkesa evropiane filloi të bie pasi që qeveritë e vendeve-anëtare të BE-së i shfuqizuan ose i zvogëluan subvencionet për blerje të automjeteve të reja, të vendosura vitin e kaluar që t’i ndihmohet industrisë së automobilave në periudhën e krizës ekonomike, thuhet në kumtesën e EAMA dhe shtohet se mes auto-shtëpive gjigante rënie më të madhe të shitjes prej 20 përqindëve ka shënuar “Fiat”-i italian. Regjistrimet e modeleve të “Fordi”-it janë zvogëluar për 15 për qind, ndërsa të “Tojota”-s për 12 për qind.

Ulje më të madhe të shitjes në nivel vjetor është shënuar në Gjermani dhe Itali, qeveritë e të cilave kanë hequr dorë nga masat për stimulim të furnizimit të automjeteve të reja sipas sistemit “e vjetër për të re”.

Në Gjermani, e cila vitin e kaluar siguronte më shumë subvencione nga të gjitha vendet në rajon, dërgesat në qershor janë zvogëluar për një të tretën e rreth 289.000 automjeteve.

Për zvogëlimin e shitjes të automobilave në Gjermani më shumë kontribuoi “Walksvagen”, dërgesat e s cilës në qershor janë zvogëluar për 8,1 për qind, ndërsa në Itali rënie më të madhe vërejti “Fiat”-i me 19 për qind.

Kërkesa franceze e automobilave të rinj është zvogëluar për 1,3 për qind në qershor, kur dërgesat e prodhuesit më të madh francez të autom jeteve “Pezho-Citroen” kan rënë për pesë për qind në krahasim me muajin e njëjtë.

Rivali më i madh i “pezho-Citroen”, “Reno” arriti t’i rrisë dërgesat për 3,8 për qind, para se gjithash falë shitjes së mirë të modeleve të lira në filialin e tij rumun “Daçia”, dërgesat e së cilës janë rritur për 7,9 për qind.

Ekspertët e “Reno”-s vlerësojnë se tregu evropian i automobilave këtë vit do të shënojë rënie mes shtatë dhe nëntë për qind, që është për një për qind më pak në krahasim me parashikimet në shkurt të vitit 2010. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)