19 Prill 2024

Shënohet rënie e shitjes së automobilave në Evropë

Madrid, 3 gusht - Shitja e automobilave në Spanjë, Itali dhe Francë shënoi rënie muajin e kaluar, në krahasim me korrikun e vitit 2009, për shkak se janë hequr programet për shitje sipas parimit, \"e vjetër për të re\", ndërsa filluan të veprojnë edhe masat për kursim.

Shoqata e prodhuesve të automjeteve në Spanjë ANFAC paralajmëroi se gjysma e dytë e këtij viti do të jetë më e vështirë, për shkak se më nuk ka subvencione qeveritare për blerje të automobilave, ndërsa tatimi i vlerës së sapokrijuar është rritur prej 1 korrikut.

Në Spanjë muajin e kaluar shitja e automjeteve të reja është zvogëluar për 24 për qind, në krahasim me të njejtin muaj të vitit të kaluar, në 82.167, ndërsa gjatë gjithë vitit pritet ulje prej 30 për qind.

Në Itali, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Komunikacionit, shitja e automobilave të ri në korrik shënoi rënie për 25,97 për qind, në 152.752, me ç\'rast shitja e automjeteve \"Fiat\" është zvogëluar për 35,8 për qind.

Në Francë regjistrimi i automjeteve të reja të udhëtarëve është zvogëluar për 12,9 për qind, në 169.804, njoftoi shoqata franceze e prodhuesve të automobilave CCFA.

Në Belgjikë, megjithatë, shitja e automjeteve të reja në korrik është rritur për 9,5 për qind, në 39.309.

Ndërkohë, në korrik shitja e automobilave të ri në Japoni shënoi rritje me të 11 muaj me radhë.

Kompania koreanojugore \"Hjundai\" gjithashtu paraqiti rritje dyshifrore të shitjes botërore të automobilave të saj në korrik, por parashikohet se me përfundimin e subvencioneve të Qeverisë së Koresë së Jugut, gjatë muajve të ardhshëm, sigurisht do të vijë deri në ngadalësim të plasmanit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)