25 Qershor 2018

SHELL nënshkruan marrëveshje për kërkimin e naftës në Shqipëri

Tiranë, 21 shkurt - Qeverisa shqiptare dhe kompania holando-angleze SHELL nënshkruan të martën një kontratë të re në fushën e hidrokarbureve, që i hap rrugë kërkimeve për rezervat të reja të naftës në bllokun nr.4.

Në ceremoninë e organizuar në Berat, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria sot është një vend që ofron resurse, transparencë dhe garanton drejtësi mes qeverisë dhe investitorëve të huaj.

Në janar të këtij viti kompania SHELL njoftoi nisjen e operacionit për bllokun nr.4. Sipas të dhënave paraprake parashikohet që kostoja e këtij operacioni të arrijë të paktën në 72 milionë dollarë për një afat prej 395 ditësh.

Blloku nr.4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është i katërti që shpohet nga Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Shpiragu-3 dhe Molishti-1. Para shpimit të pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)