27 Shkurt 2021

Shell do të shkurtojë deri në 9,000 vende pune

Londër, 30 shtator - Gjiganti holandezo-britanik i naftës Shell tha se planifikon të shkurtojë 7,000-9,000 vende pune, për shkak të rënies së kërkesës për naftë që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit.

Royal Dutch Shell tha se shkurtimet do të zbatohen deri në vitin 2022. Kompania nuk dha detaje se ku do të shkurtohen vendet e punës.

Vendimi vjen pesë muaj pasi kompania shkurtoi dividendin e saj për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Ben van Beurden, e përshkroi programin e shkurtimit të vendeve të punës si "një proces jashtëzakonisht të vështirë", por tha se “është gjëja e duhur për t’u bërë për të ardhmen e kompanisë”.

Shell punëson 83,000 njerëz në të gjithë botën.

Kompania është goditur nga një rënie e konsiderueshme e fitimeve qëkur ka nisur pandemia në muajin mars.

Ajo ka pësuar rënie për 46% të të ardhurave neto në tremujorin e parë, ndërsa të ardhurat e tremujorit të dytë i kanë rënë për 82%.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)