25 Shkurt 2021

SHBA vendos sanksione ndaj kompanisë ruse Rosneft Trading

Washington, 19 shkurt - Administrata e Presidentit Trump ka njoftuar për sanksione kundër një kompanie ruse të kontrolluar nga shteti që ka ndihmuar qeverinë e Venezuelës të shmangë embargon amerikane të naftës dhe i ka mundësuar Presidentit Nicolas Maduro të qëndrojë në pushtet.

Zyrtarët e administratës thanë se kompania Rosneft Trading S.A. dhe presidenti i saj, Didier Casimiro, do t'i shtohen një liste të zezë financiare, një masë kjo që pritet ta nxjerrë në masë të madhe atë vetë si dhe kompaninë që ai drejton nga sistemi financiar global.

Sanksionet janë një hap i pazakontë kundër një kompanie të lidhur me shtetin rus dhe shënojnë një shkallëzim të konsiderueshëm të fushatës së drejtuar nga SHBA, e cila nuk ka arritur ta heqë Maduron nga pushteti.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se Rosneft Trading është ndërmjetësi kryesor për shitjen dhe transportimin e naftës bruto të Venezuelës.

“Rosneft Trading ka mbajtur në këmbë diktatorin Maduro, duke bërë të mundur që ai të shtypë popullin venezuelian," tha zoti Pompeo duke njoftuar sanksionet.

Rosneft Trading është e regjistruar në Zvicër dhe ka pronësi ruse, sipas Departamentit të Shtetit. Kompania nuk iu përgjigj një kërkese për koment.

Por ligjvënësi rus Pavel Zavalny tha se vendi do të vazhdojë të bashkëpunojë me Venezuelën në sektorin e energjisë, pavarësisht sanksioneve të Shtetevet të Bashkuara “Askush nuk i braktis miqtë në nevojë,” tha Zavalny.

Shtetet e Bashkuara dhe rreth 60 vende të tjera thonë se rizgjedhja e Maduros në vitin 2018 nuk ishte e ligjshme dhe e kanë njohur liderin e opozitës Juan Guaido si president të përkohshëm.

Uashingtoni po shqyrton sanksione ekonomike shtesë ndaj qeverisë së Maduros.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Shkurt 2021

- Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon ceremoninë e certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK. (Hotel Amazona në Milloshevë, ora 9:45)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

-  Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2021 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Rrjeti i Pajtimit KOMRA (RrPK) prezanton rezultatet e hulumtimit të vendeve të paraburgosjes në Bosnje dhe Hercegovinë dhe të personave të zhdukur në lidhje me luftën në Kosovë. Pjesëmarrës Natasha Kandiq, Bekim Blakaj etj. (Zoom, ora 11:00)

- Mbahet dëgjimi publik në lidhje me raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis për ndërtimin e hidrocentralit “EcoDri” në lumin Drini i Bardhë. (Restorant “Ura” në Dobrushtë, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon "Raportin e Monitorimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë 2" ku do të publikohen të dhëna nga procesi i akreditimit gjatë vitit 2020, si dhe informata të tjera të rëndësishme rreth sfidave me të cilat është përballur Agjencia e Kosovës për Akreditim dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë. (Zyrët e ORCA's, ora 13:00)

- Mbahet takimi i 196-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Takimi do të organizohet nëpërmjet videokonferencës, ora 13:00)