27 Maj 2020

Sektori i prodhimit do të vazhdoj punën duke respektuar vendimet e qeverisë

Prishtinë, 20 mars - Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) sot u taku me Ministrin e Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, me të cilin biseduan rreth gjendjes së krijuar nga virusi COVID-19.

Gjatë takimit u diskutuan efektet dhe pasojat që kjo situatë mund të shkaktoj në ekonominë e vendit tonë, por edhe për gjetjen e zgjidhjes dhe tejkalimit të kësaj krize. 

Klubi i Prodhuesve u zotua që sektori i prodhimit do të vazhdoj punën duke respektuar vendimet dhe rregullat nga situata e krijuar, por kërkoi më shumë mbështetje për prodhimin si dhe sigurimin dhe mbrojtjen e së ardhmes së këtij sektorit në Kosovë edhe ashtu shumë të brishtë edhe para kësaj krize.

Ata treguan që e kuptojnë që një prej sfidave më të rëndësishme me të cilat po përballet aktualisht Qeveria e Kosovës është mbajtja nën kontroll e gjendjes pa panik dhe izolimi sa më i shpejtë i virusit COVID-19.

Por, gjithashtu treguan që kjo gjendje është duke shkaktuar shqetësime serioze për prodhuesit vendas dhe efektet që do të ketë kjo krizë në ekonominë e vendit tonë, prandaj është mese e domosdoshme mbështetja e Qeverisë për prodhuesit në këto momente.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Maj 2020 - Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore, shqyrton po ashtu Programin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)
 
- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton Raportin e Ministrisë së Shëndetësisë. (Ndërtesa e Kuvendit, N 302, ora 10:00 - pa prezencën e mediave)

- Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00 - pa prezencën e mediave)

- Disa Organizata Jo Qeveritare dorezojn  Peticionin - 'Mos na helmoni!' - kundër deponisë së hirit të Korporatës Energjetike të Kosovës. (Tek Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit, ora 13:00)

- Komuna e  Rahovecit, organizon debat publik me qytetarët për Taksa Komunale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, Rahovec, ora 13:30)

- Me hapjen e një përkujtimore të dedikuar viktimave të vetëvrasjes përmbyllet kampanja 'Linja e Jetës'. (Mbrapa Rektoratit në kampusin e Universitetit të Prishtinës, ora 16:00)