22 Janar 2021

Sektori i industrisë përpunuese regjistron rritje me 57 për qind

Prishtinë, 15 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat afatshkurtra të industrisë, duke paraqitur indeksin e vëllimit industrial për TM3 2020.

Kjo anketë, me të dhënat që ofron, synon ta paraqesë ecurinë në industri: B - Nxjerrëse, C - Përpunuese, D - Furnizim me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar, dhe E - Furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave, në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit në industri.

Në tremujorin e tretë (TM3) 2020, krahasuar me tremujorin e dytë (TM2) 2020, ka pasur rritje në sektorin e:  industrisë përpunuese (C) me 57.38%; dhe të furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) me 15.66%.

Kurse, ulje kishte në sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-41.46%); dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicioner (D) për (-9.90%).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM3 2019), ka pasur rritje në sektorin e industrisë përpunuese (C) me 13.21%.

Kurse, ulje kishte në: sektorin e industrisë nxjerrëse (B) për (-45.48%); sektorin e furnizimit me ujë, veprimtaritë e menaxhimit dhe trajtimit të mbeturinave (E) për (-38.75%); dhe në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (D) për (-7.12%).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Dhjetor 2020 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti bashkë me përfaqësuesit e SBASHK-ut, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj Ibrahim Mustafes për peqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve, e cila këtë vit për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, organizohet në formë virtuale. (Platforma “Zoom”, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Beni Kizolli do të mbajnë konferencë për shtyp. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt së bashku me shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, për nder të 23 vjetorit të triumfit të familjes Jashari ndaj sulmit të dytë të forcave serbe, do të bëjnë homazhe në shenjë nderimi për heroizmin e jashtëzakonshëm të familjes Jashari. (Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, ora 10:00)

- Kryetari i komunës Xhafer Tahiri, prezanton Planin për Rimëkëmbje Ekonomike të Vushtrrisë. (Ndërtesa e komunës, ora 11:00)