29 Mars 2024

Rusia rrit përsëri prodhimin e naftës

Moskë, 25 tetor - Ministri i Energjetikës së Rusisë, Alexander Novak deklaroi se prodhimi ditor i naftës këtë muaj është rritur me 150 mijë fuçi në krahasim me muajin tetor të vitit 2016.

Novak, në deklaratën e bërë në qytetin Kaliningrad të Rusisë, bëri një vlerësim në lidhje me prodhimin e naftës në vendin e tij. 

Ai tha se Rusia, pas marrëveshjes me Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe vendeve jashtë saj, e ka rritur përsëri prodhimin e naftës.

“Në muajin tetor prodhimi ditor i naftës është rritur me 150 mijë fuçi në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2016” tha Novak.

Me marrëveshjen e arritur në fund të vitit 2016 me OPEC dhe vendet jashtë OPEC ishte arritur në konsensus që prodhimi i tërë i naftës të ulej në nivelin e 1,8 milionë fuçive në ditë.

Rusia, në kuadër të kësaj marrëveshjeje, kishte pranuar të reduktojë prodhimin e naftës në 300 mijë fuçi në ditë.

Kurse në mbledhjen e zhvilluar në muajin qershor ishte marrë vendim për rritjen përsëri të prodhimit dhe Rusia kishte deklaruar se do të rrisë prodhimin e naftës në 200 mijë fuçi në ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)