24 Prill 2024

Rritet prodhimi industrial në eurozonë

Bruksel, 17 mars - Prodhimi industrial në 16-të vendet evropiane që e përdorin euron si monedhë pagese në janar është rritur më shumë se sa që pritej.

Sipas të dhënave të Statistikës evropiane, gjatë periudhës dhjetor-janar rritja ishte 1.7 për qind dhe ishte kërcimi më i madh mujor që nga koha  kur në vitin 1990 agjencia EUROSTAT filloi t’i përpunojë të dhënat e tilla.

Më shumë lëvizje pozitive u paraqitën në sektorët e  industrisë së automobilave, të mobileve dhe aparateve elektrike, ku pozitiva është dy për qind.

Komisioni Evropian për këtë vit parashikon një rritje të ekonomisë në eurozonën prej 0.7 për qind, pasi vitin e kaluar kishte një rënie prej minus 4 për qind. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)