19 Prill 2024

Rriten kërkesat për ndërtime në infrastrukturë në Azi

Pekin, 1 mars - Në një raport publikuar nga Banka Aziatike e Zhvillimit (ADB) parashikohet se nëse në rajonin e Azi-Paqësorit do të ruhet prirja aktuale e rritjes ekonomike deri në vitin 2030, kërkesat për ndërtimin e infrastrukturës do të kalojnë 1.5 trilionë dollarë në vit.

Nëse merren parasysh ndryshimet klimatike dhe kostoja e rregullimit, kjo vlerë mund të arrijë në 1.7 trilionë dollarë në vit, sa dyfishi i vlerës së vitit 2009.

Guvernatorit i Bankës Aziatike të Zhvillimit, Takehiko Nakao u shpreh se kërkesat për ndërtime në infrastrukturë në rajonin e Azi-Paqësorit janë shumë të mëdha dhe këtij rajoni i nevojitet një infrastrukturë e re për nxitjen e rritjes ekonomike, përballë sfidave globale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)