29 Mars 2024

Rosneft humb 2.2 miliardë dollarë në tremujorin e parë të vitit 2020

Moskë, 18 maj - Kompania më e madhe ruse e naftës Rosneft ka pësuar humbje prej 156 miliardë rubla në kuartalin e parë të këtij viti.

Në njoftimin e Rosneft-it thuhet se të ardhurat e kompanisë janë ulur për 15 për qind në kuartalin e parë të këtij viti në raport me vitin 2019, duke rënë në 1.8 miliardë rubla apo rreth 24 miliardë dollarë.

Në këtë periudhë, prodhimi i naftës i kompanisë ka rënë me 1.1 për qind, gjegjësisht 57 milionë ton, ndërsa kompania konfirmoi humbje prej 156 miliardë rubla (afërsisht 2.2 miliardë dollarë) në tremujorin e parë të vitit 2020.

Thuhet se të gjitha pasuritë e kompanisë në Venezuelë u transferuan në pronësi të qeverisë ruse, e cila ndaloi plotësisht operacionet e kompanisë në vend.

Fitimi neto i Rosneft në vitin 2019 arriti në 708 miliardë rubla, një rritje prej 29 për qind krahasuar me një vit më parë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)