29 Mars 2024

Rikthehen reduktimet e ujit si pasojë e turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit

Prishtinë, 11 shkurt - Si pasojë e reshjeve të shiut dhe vërshimeve në disa zona të vendit, ka rritje të sërishme të turbullirës në kanalin e Ibrit, që bënë të pamundur trajtimin e ujit për pije konform standardeve dhe teknologjisë që posedojmë.

'Me qëllim që të ruajmë kualitetin e ujit për pije, t’i ruajmë pajisjet teknologjike, jemi të detyruar që sërish të zvogëlojmë në minimum prodhimin e ujit nga Impianti i Trajtimit të Ujit në Shkabaj",ka njoftuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” (KRUP).

Në mënyrë që të bëhet shpërndarje të barabartë të ujit për të gjithë konsumatorët dhe që fokusi i mosfurnizimit me ujë të mos jenë vetëm zonat që furnizohen nga ITUP Shkabaj, KRUP ka njoftuar me orarin e reduktimeve për këto zona të cilat reduktime hyjnë në fuqi nga sot deri në stabilizimin e gjendjes:

Nga ora 11:00-16:00 me reduktime nga dita e sotme do të jenë: Bregu i Diellit, banesat e bardha, Mati 1, Zllatari, Kolovica, Sofalia, Tasligje, Ulpiana, Kodra e Trimave, Arbëria, Lagjja e Spitalit, lagjja e Universitetit, Konviktet, Hajvalia, Graçanica dhe Veterniku.

Ndërsa duke filluar nga ora 12:00-16:00, reduktime të ujit do të kenë vetëm pikat e larta të qendrës së Prishtinës, Dardania , Lakrishtja, lagjja Pejton dhe Kalabria.

Ndërsa, me reduktime nga ora 11:00-17:00 do të jenë të gjitha fshatrat që gravitojnë përgjatë gypit magjistral Albanik-Podujevë.

Pra, kjo po realizohet për t’iu mundësuar furnizim zonave më të prekura nga turbullira e ujit në kanalin e Ibrit!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)