28 Mars 2024

Revolucioni industrial mund t’i sjellë edhe dëme shoqërisë

Los Angeles, 2 korrik - Ndërsa zhvillimet teknologjike po ecin me ritme të pashoqe, ekspertët thonë se bota po përjeton një revolucion të katërt industrial – i cili do të nxitet nga inteligjenca artificiale dhe makinat që mund të analizojnë sasi të mëdha të dhënash nga pajisjet e kyçura në rrjet.

Siç njofton Zëri i Amerikës nga qyteti Los Angeles, ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se përveç të mirave, revolucioni mund t’i sjellë edhe dëme shoqërisë.

Teknologjia po ndryshon jetën. “Është mjaft shpërthyese ajo që po shohim”, thotë Tom Siebel me kompaninë C3 IoT.

Inteligjenca artificiale, të dhënat e shumta dhe lidhja e pajisjeve fizike me botën dixhitale nëpërmjet internetit sjellin ndërlikime për vendet e pasura dhe ato në zhvillim. Usman Shuja është me kompaninë Sparcognition.

“Inteligjenca artificiale mund të zgjerojë hendekun, aq sa vendet e varfëra të mbeten shumë prapa. Gjithashtu është një shans që vendet e varfëra të kapërcejnë revolucionin industrial dhe të kompensojnë kohën e humbur.”

Përfitimet e kësaj teknologjie do të shihen nëpër shumë industri. "Tom Bianculli është me firmën “Zebra Technologies”.

“Mund të shpëtojmë jetë dhe të identifikojmë sëmundjet. Mund të përdorim të dhënat nga stëvitja fizike për të zbuluar probleme shëndetësore shumë kohë para se të ndodhin.”

Përkrah përfitimeve vijnë edhe reziqet nga një botë e ndërthurur, thotë Tom Siebel me firmën C3 IoT.

“Ka shqetësime serioze për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm pasi ka lidhje me të gjitha të dhënat. Shumë janë të dhëna personale të identifikueshme, të dhëna ekonomike, shëndetësore apo gjenetike.”

Inteligjenca artificiale po ashtu kërcënon vendet egzistuese të punës.

“Kur të kemi makina autonome, çfarë do të bëjnë shoferët e taksive? Ideja për t’i trajnuar të bëhen grumbullues të dhënash, është e çmedur. Në botën e korportave po ato përballen me një zhdukje në masë. Që nga fillimi i shekullit, 52 përqind e kompanive më të mëdha “Fortune 500” janë zhdukur”, thotë Tom Siebel me firmën C3 IoT.

Në vend të tyre, kompani të modelit të ri si Uber dhe AirBnB janë shfaqur falë inteligjencës artificiale dhe të dhënave. Këto teknologji jo vetëm që po ndikojnë tek bota e korporatave, por mund të përbëjnë kërcënim edhe për sigurinë kombëtare.

“Si vendi më i zhvilluar në botë, ne kërcënohemi më së shumti, pasi kemi më shumë qasje në rrjet, ku edhe mund të goditemi nga hakerët. Kur bota fizike lidhet në internet, më e pakta është grabitja e të dhënave. Një turbinë mund të kthehet në bombë. Pra lufta kibernetike mund të sjellë shumë dëme fizike”, thotë Usman Shuja me firmën Sparkcognition.

Por mos ecja përpara mund të jetë po aq e rrezikshme .

“Sfida është se po nuk e bëmë ne do ta bëjë dikush tejtër dhe kështu kthehet në garë.. Nëse nuk e bëjmë ne, Kina, Rusia apo Irani mund ta zhvillojnë atë.”

Për superfuqitë, revolucioni i ardhshëm do të jetë rreth garës për dominim teknologjik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)