19 Prill 2024

“Reno” vitin e kaluar me humbje prej 3 miliardë euro

Paris, 12 shkurt - Gjiganti automobilistik francez “Reno” shënoi humbje prej 3 miliardë euro gjatë vitit 2009, deklaroi drejtori ekzekutiv i kompanisë, Karlos Gosn dhe parashikoi edhe një vit të rëndë për kompaninë.          

Grupacioni, i cili krahas “Reno”-s, përfshinë edhe markën japoneze të automobilave “Nisan” shënoi rënie në të ardhurat prej 10.8 për qind ndonëse shitja e automobilave filloi të rritet në tremujorëshin e fundit të vitit.          

Gjatë vitit 2008, “Reno” regjistroi fitim prej 571 milionë eurove.          

Drejtori ekzekutiv deklaroi se kompania zmadhon pjesëmarrjen e vet në tregun botëror dhe shënon rritje të rrjedhave kapitale krahas krizës financiare botërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)