16 Prill 2024

Rehabilitohet rrjeti i ujësjellësit në qytetin e Obiliqit

Prishtinë, 18 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për punime teknike në qytetin e Obiliqit, rehabilitimin e rrjetit të ujësjellësit dhe ndrrimin e gypit të ujit me diametër fi 150 mm në Parkun e qytetit të Obiliqit “Adem Preniqi”, i cili është në ndërtim e sipër.

Si shkak i këtij rehabilitimi gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm nga ora 11:00-15:00 për pjesën më të madhe të këtij qyteti.

Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU ”Prishtina” sh.a.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)